Zëdhënësi i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se institucioni është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.
“KQZ është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave dhe vendimmarrjen e institucioneve përkatëse. Mbetet të shihet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në për t’i zbatuar dhe pastaj për të proceduar me aktin e shpalljes së rezultateve përfundimtare”, deklaroi Elezi.
Ai shtoi se, nëse nuk do të ketë obligime të tilla, KQZ-ja është e gatshme të shpallë menjëherë rezultatet sapo vendimet të marrin formë të prerë.
