Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar përgatitjet për zgjedhjet e 7 qershorit 2026, duke nisur programin e trajnimit të anëtarëve të këshillave të vendvotimit në gjithë territorin e Kosovës.
Sipas KQZ-së, rreth 14 mijë anëtarë nga të gjitha komunat janë përfshirë në këtë fazë trajnimi, me qëllim sigurimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në ditën e votimit.
Trajnimet po zhvillohen dhe do të vazhdojnë edhe gjatë javës së ardhshme, ndërsa fokusi është përgatitja profesionale e stafit që do të menaxhojë vendvotimet në zgjedhje.
