Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

GD
Gazeta Demos16 tetor 2025 në 11:37
KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë për Klankosova.tv se deri më tani janë verifikuar rezultatet për 1 mijë e 531 vendvotime nga zgjedhjet për kryetarë.

Ai njëherësh ka treguar edhe për verifikimin e rezultateve për asamble.

“Sipas informacioneve nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri në orën 10:00 të ditës së sotme, janë verifikuar rezultatet për 1,531 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 1,494 vendvotime”.

“Nga po kaq vendvotime, 1,494, janë numëruar votat e kanidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale. Pra, deri më tani, nga 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 3,025”, tha ai.

Elezi bëri me dije më tutje se deri më tani aktivitetet në Qendrën Komunale të Numërimit sa i përket numërimit të votave janë përmbyllur në 13 komuna.

“Deri më tani (e enjte, ora 10:00), aktivitetet në QKN janë përmbyllur në 13 komuna: Hani i Elezit (e hënë), Junik, Mamushë, Zveçan (e martë), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog dhe Skenderaj (e mërkurë). Në përgjithësi, në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen 3 aktivitete të rëndësishme: • verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave; • verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale; dhe • numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvende Komunale”, shtoi Elezi.

Në zgjedhjet e së dielës votuan 811 mijë e 984 qytetarë nga 2milionë e 25mijë e 105 me të drejtë vote.

Më shumë nga Lajme

  • 11:42Telefoni dhe një qese me narkotikë zbulohen në Qendren e ndalimit në Hajvali
  • 11:32Ky është dokumenti me anë të të cilit PDK kërkon ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
  • 11:31Kurti vizitoi Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York
  • 11:29Endrit Thaçi sonte sërish bashkë me protestuesit për çlirimtarët
  • 11:24Lumir Abdixhiku përkujton Ahmet Krasniqin