Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KQZ-ja ndan mbi 144 mijë euro për deputetët e rinj

GD
Gazeta Demos19 shtator 2026 në 08:16
KQZ-ja ndan mbi 144 mijë euro për deputetët e rinj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se ka ndarë 10 për qind të mjeteve financiare nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike në Kuvend, për periudhën nga 13 shtatori deri më 31 dhjetor.

Sipas njoftimit të KQZ-së, deputetëve të Kuvendit të sapokonstituuar u janë ndarë gjithsej 144 mijë euro.

Këto mjete, sipas KQZ-së, ndahen “me qëllim të financimit të aktiviteteve dhe punës së secilit deputet”.

Ndërkohë, KQZ-ja ka marrë vendim për pezullimin e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim (PAI), pasi kjo parti nuk e ka mbajtur kuvendin zgjedhor brenda afatit të përcaktuar.

“KQZ-ja po ashtu ka pezulluar partinë politike Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), pasi nuk e ka mbajtur kuvendin zgjedhor brenda afateve të parapara. PAI, e regjistruar më 5 nëntor 2010, ka qenë e obliguar që kuvendin e radhës ta mbajë deri më 11 shtator 2026 dhe për këtë është njoftuar disa herë nga Zyra”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Sipas vendimit të KQZ-së, PAI është obliguar që ta mbajë konventën/kuvendin e saj zgjedhor brenda një afati shtesë prej 45 ditësh.

Në rast se partia nuk e përmbush këtë obligim brenda afatit të përcaktuar, ajo do të çregjistrohet nga regjistri i partive politike në Kosovë.

kqz-jamijëeuro

Të ngjashme

Nafta në Kosovë rreth 1.95 euro, Berjani: Tregu ndërkombëtar po lëviz fuqishëm

Nafta në Kosovë rreth 1.95 euro, Berjani: Tregu ndërkombëtar po lëviz fuqishëm

18:19
Koci avokatëve të krerëve të UÇK-së: I morët 40 milionë euro, tregoni çka ndodhi?

Koci avokatëve të krerëve të UÇK-së: I morët 40 milionë euro, tregoni çka ndodhi?

13:04

Më shumë nga Lajme

  • 18:24Protesta e studentëve, Krasniqi: Historia nuk mund të ndahet nga kujtesa e brezave
  • 18:23Katër ditë në kërkim, gjendet gruaja nga Kaçaniku
  • 18:22Çfarë parasheh nisma e PDK-së për ndryshime në ligjin për Specialen?
  • 17:45Kurti aludon se avokatët e krerëve të UÇK-së zgjodhën strategji të gabuar përballë Speciales: Do të bënim më shumë me një ekip mbrojtës
  • 17:38Albelard Tahiri: Presidenti më dërgoi të fala për qytetarët në shesh: Drejtësia do të triumfojë