Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KQZ shpjegon se si duhet të plotësohen fletëvotimet në zgjedhje

GD
Gazeta Demos3 korrik 2025 në 15:43
KQZ shpjegon se si duhet të plotësohen fletëvotimet në zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpjeguar se si duhet të plotësohen fletëvotimet në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Në një video informuese të realizuar nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi shpjegohet se secili votues, pasi të përfundojë procedurat e verifikimit, do të marrë nga dy fletëvotime, njëra i përket zgjedhjeve për Kryetar Komune dhe tjetra për Kuvendin Komunal.

ZGJEDHJET PËR KRYETAR KOMUNE: Fletëvotimi me kornizë të verdhë i përket zgjedhjeve për kryetar komune dhe përmban emrat e kandidatëve së bashku me subjektet politike që përfaqësojnë. Ju, si votues, duhet të votoni vetëm një kandidat për kryetar komune, duke vendosur shenjën në katrorin pranë emrit të tij.

ZGJEDHJET PËR KUVENDIN KOMUNAL: Fletëvotimi me kornizë të kaltër i përket zgjedhjeve për kuvendet komunale. Në anën e majtë të fletëvotimit, ju duhet të votoni vetëm një subjekt politik, ndërsa në anën e djathtë të tij, ju mund të votoni vetëm një kandidat për anëtar të Kuvendit Komunal nga lista e atij subjekti politik.

Po ashtu, KQZ ka sqaruar se votuesit nuk kanë nevojë të votojnë drejtpërdrejtë për bartësin e listës, pasi vota për subjektin politik llogaritet votë edhe për të.

“Vota për subjektin politik llogaritet votë edhe për bartësin e listës, emri i të cilit në fletëvotim shkruhet nga KQZ afër emrit të subjektit politik”, thuhet në fund të kësaj videoje të KQZ-së.

Më shumë nga Lajme

  • 12:30PDK kërkon seancë urgjente për miratimin e ligjit që mbron UÇK-në, çlirimtarët dhe Kosovën
  • 12:28S'e votuan ligjin për Specialen, ragon Abdixhiku: Të jesh LDK do të thotë ta mbash kokën lart dhe ta dish rrugën tënde
  • 12:19Ndalimet gjatë protestës: OVL UÇK kërkon lirimin e Ekrem Selimit dhe Fadil Zogajt
  • 12:16Veteranët i reagojnë ashpër Kurtit e Sveçlës: E goditën UÇK-në me uniformën e shtetit
  • 12:13Musliu akuzon kreun e Policisë: Gazmend Hoxha dha urdhra politikë nga zyrat e VV-së në Kuvend