Një anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka konfirmuar se sot do të mbahet mbledhja e Këshillit për Operacione Zgjedhore, e cila do të nisë nga ora 10:30.
Pas kësaj, do të zhvillohet edhe mbledhja e rregullt e KQZ-së, me fillim nga ora 13:30, ku është paraparë vetëm një pikë e rendit të ditës.
