Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KQZ mblidhet prapë për buxhetin, anëtarët e ish-opozitës kërkojnë që diapsorës t’iu dërgohen me postë fletëvotimet origjinale

GD
Gazeta Demos25 nëntor 2025 në 10:36
KQZ mblidhet prapë për buxhetin, anëtarët e ish-opozitës kërkojnë që diapsorës t’iu dërgohen me postë fletëvotimet origjinale

Buxheti i planifikuar për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, në vlerën e rreth 7.8 milionë eurove, nuk mori dritën e gjelbër në mbledhjen e së hënës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Pas më shumë se një orë debat, në fund u vendos që buxheti i propozuar të rikthehet për vlerësim në Këshillin e Buxhetit të KQZ-së dhe të dalë prapë për votim në KQZ.

Pikërisht për këtë temë, KQZ do të mbajë mbledhje të martën, në orën 13:30.

Përfaqësuesit në KQZ të partive ish-opozitare, PDK, LDK dhe AAK kanë kundërshtuar këtë buxhet me arsyetimin se nuk parashikon zbatimin e nenit 9 të rregullores zgjedhore për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës.

Sipas anëtarëve të KQZ-së, duhet të vazhdohet me zbatimin e rregullores ashtu siç është vepruar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit dhe në raundin e dytë të 9 nëntorit.

Në këtë nen thuhet se: “KQZ sigurohet që votuesve të regjistruar për votim me postë t’u dërgoj përmes postës: Fletëvotimin, zarfin e fshehtësisë dhe zarfin kthyes”.

Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi ka thënë se nuk dëshiron që KQZ të kthehet te zgjedhjet e 9 shkurtit ku kishte numër të madh të ankesave për parregullësi në votimin jashtë Kosovës.

“Ajo çka më vjen mirë është se për herë të parë në zgjedhjet lokale kemi pasur një proces zgjedhor të diasporës me integritet dhe nuk kemi asnjë ankesë të vetme sa i përket rezultati dhe mënyrës së votimit, pa çka nëse dikujt s’i ka shkuar fletëvotimi, kemi pasur një proces me integritet. Për herë të parë kemi dërguar fletëvotime origjinale në adresa të mërgimtarëve dhe ata kanë votuar siç e do rendi dhe ligji. Unë nuk do të doja të mendoja me u rikthy te 9 shkurti, te një proces i kontaminuar, me integritet të rrënuar, manipulativ”, tha Gashi.

Por, kundër zbatimit të kësaj rregullore ka dalë anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Alban Krasniqi, i cili ka thënë se nëse KQZ do t’ua dërgojë me postë pakon me fletëvotime, ato nuk do të shkojnë me kohë.

“Opsioni i fletëvotimeve të rregullta nënkupton që deri me 5 janar të mos mundën të arrijnë te votuesit në mënyrë që ata të mund të dërgojnë përmes postës në adresa postare. Afatet që na ka dhënë sekretariati pamundësojnë votimin e mërgatës.. Opsioni i dytë nga sekretariati është opsioni i cili nënkupton format të avancuar të regjistrimit të votimit përmes postës, që janë marrë veprime shtesë për shkak të sigurisë së dërgesës së fletëvotimeve me kode përkatëse, por edhe masa të tjera. Gjithashtu duhet pasur parasysh që edhe ky opsion ka pengesat e tyre kohore sepse disa nga postat meqenëse është fundviti do të ketë vonesa në dërgimin e fletëvotimeve… 12 dhjetori është data kur fillon votimi përmes postës por nga raporti dhe konfirmimi, datat deri kur munden me mbërri fletëvotimet origjinale do të jetë deri më 5 janar, plotë 7 ditë pas përfundimit të procesit, do kemi situata ku do të harxhojmë para, do të bëjmë një lloj komedie edhe me qytetarët e votuesit”, tha Krasniqi.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 15:19Aksion i përbashkët i Doganës dhe Policisë – parandalohen dy raste të kontrabandimit të mallrave
  • 14:47Situata e zjarreve në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra ende aktive – vijon operacioni për shuarjen e flakëve
  • 14:44Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje
  • 14:43Ftesa e Haxhiut për takim, Ismaili: Manipulim i radhës, PDK nuk do të marrë pjesë
  • 14:19Ismaili: PDK-ja i dërgon sërish letër Deharit për vazhdimin e seancës më 16 gusht