Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KQZ ndan fondet, kaq para përfituan partitë

GD
Gazeta Demos14 korrik 2026 në 17:51
KQZ ndan fondet, kaq para përfituan partitë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ndarë mjetet financiare për partitë politike që përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës, ku përfituesja më e madhe është Lëvizja Vetëvendosje, si partia me numrin më të madh të deputetëve pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Sipas vendimit të KQZ-së, LVV-ja me 49 deputetë do të përfitojë 881.253 mijë euro nga fondi për mbështetjen e partive të përfaqësuara në Kuvend.

KQZ-ja, në mbledhjen e së martës, ka bërë të ditur se mjetet financiare janë ndarë për periudhën 9 korrik – 31 dhjetor 2026.

“Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, 10% e fondit për mbështetjen e punës së deputetëve/grupeve parlamentare do të ndahet me vendim të veçantë të KQZ-së”, ka bërë të ditur KQZ-ja.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ka 22 deputetë, është përfituesja e dytë me 381.895 mijë euro, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me 18 deputetë, do të marrë 312.460 mijë euro.

Lista Serbe, me nëntë deputetë, do të përfitojë 156.230 mijë euro, ndërsa Aleanca me shtatë deputetë ka marrë 121.512 mijë euro.

Në ndarjen e mjeteve janë përfshirë edhe partitë me numër më të vogël deputetësh. Guxo, me tre deputetë, ka përfituar pak më shumë se 52 mijë euro, ndërsa Alternativa, me një deputet, do të marrë 17.358 mijë euro.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 17:34Gashi: Shpëtimi për Kosovën është marrëveshja LVV-LDK
  • 17:28Sveçla për rastin e Nenad Rashkoviqit: Dy zyrtarë policorë janë pezulluar
  • 17:20Tre punëtorë të KEK-ut humbin jetën brenda më pak se dy muajsh, ngrihen shqetësime për sigurinë në punë
  • 17:18Spahiu: Ushtria jugosllave s’u çarmatos, armatimi i tyre mbeti në posedim edhe pas luftës në Kosovë
  • 17:14Vlorë: Dhunohet fizikisht një 50-Vjeçar, shoqërohet një nga autorët