Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar lidhur me aktivitetet që janë duke u zhvilluar në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor 2026.
Sipas Zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, “deri më tani (e enjte, 11 qershor 2026, ora 09:00) procesi i verifikimit dhe numërimit ka përfunduar në 28 Qendra Komunale të Numërimit, ndërkaq, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara dhe që i takojnë të gjitha QKN-ve (38) është 2,118 nga 2,498 vendvotime apo 84.79%”.
Sipas tij, procesi i numërimit dhe verifikimit nuk është përmbylluyr ende në 10 QKN-të tjera:
Fushë Kosovë (56/62); Suharekë (73/86); Vushtrri (79/89); Mitrovicë e Jugut (98/100); Podujevë (103/103); Gjilan (80/127); Gjakovë (116/144); Ferizaj (126/146); Prizren (133/232); dhe Prishtinë (107/262).
Ndërkaq, Qendrat Komunale të Numërimit të cilat kanë përfunduar këto aktivitete janë:
E hënë, 8 qershor, deri në orën 24:00: 1. Junik (6/6); 2. Shtërpcë (17/17); 3. Hani i Elezit (11/11); 4. Partesh (7/7); dhe 5. Mamushë (5/5).
