Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ku aprovohet ankesa e Listës Serbe kundër këtij institucioni për moscertifikimin për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve.
“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesën e paraqitur në këtë institucion. Ndaj këtij vendimi të PZAP-it, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve në Gjykatën Supreme. KQZ do të presë që vendimi të marrë formën e prerë”, tha Elezi për Reporterin.