Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

GD
Gazeta Demos11 qershor 2026 në 19:55
KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i numërimit dhe verifikimit të votave për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 7 qershor 2026, po vazhdon në disa faza njëkohësisht.

Sipas të dhënave zyrtare, në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) është përfunduar verifikimi dhe numërimi në 35 qendra, ndërsa deri më tani janë procesuar rreth 91 për qind e vendvotimeve në nivel vendi.

Ndërkohë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka nisur numërimi i fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 30 misione në 18 shtete të ndryshme. Nga 27,724 qytetarë të regjistruar për votim fizikisht jashtë vendit, kanë votuar 22,860 prej tyre, që përbëjnë 82.46 për qind pjesëmarrje.

Paralelisht, po vazhdon edhe verifikimi i pakove të votimit me postë, ku deri më tani janë shqyrtuar mbi 23,300 pako. Prej tyre, 22,601 janë miratuar, ndërsa 755 janë refuzuar.

Sipas KQZ-së, arsyeja kryesore e refuzimit në 699 raste ka qenë mungesa e dëftesës së regjistrimit, dokument që identifikon votuesin e regjistruar për votim me postë.

Procesi i verifikimit të votave të diasporës dhe atyre me postë pritet të përmbyllet në ditët në vijim, pas së cilës KQZ do të publikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

Më shumë nga Lajme

  • 17:32Arrestim dhe konfiskim armësh: Çfarë zbuloi policia te Vezir Haziraj?
  • 17:25Kosovari në paraburgim në Serbi, MPJD: Kemi njoftuar BE-në dhe QUINT-in, do kërkojmë leje që ta vizitojë familja
  • 17:17“Klysh serbi”, reagon ashpër zëdhënësi i Aleancës pas ofendimit ndaj Gjinit: Ishte ushtar i UÇK bashkë me vëllain
  • 17:13Zjarret në Shqipëri e Evropë, presidentja e KE, Von der Leyen: Po monitorojmë nga afër, jemi në gatishmëri të lartë
  • 17:02Shala: Policia e Kosovës pritet të marrë përgjegjësi më të mëdha për sigurinë e brezit kufitar me Serbinë