Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KQZ synon ta përmbyllë sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike

GD
Gazeta Demos12 qershor 2026 në 15:26
KQZ synon ta përmbyllë sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike

Procesi i numërimit të votave në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, është duke vazhduar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve synon që ky proces të përfundojë gjatë ditës së premte.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një prononcim për Klan Kosova ka bërë të ditur se numërimi i këtyre votave ka nisur pasditen e së enjtes.

“Ky proces ka nisur gjatë pasdites së enjtes dhe deri në fund të ditës së enjte numri i vendvotimeve që janë numëruar dhe që i takojnë këtyre përfaqësive diplomatike është 13 nga 47. Menjëherë në mëngjes kemi filluar procesin me kutitë e tjera dhe si KQZ jemi duke u përpjekur që procesi i numërimit që i takon votimit në përfaqësitë diplomatike të arrijë të përmbyllet gjatë ditës së sotme, e premte”, tha Elezi.

Ai foli edhe për ecurinë e procesit në Qendrat Komunale të Numërimit, ku po bëhet numërimi i votave për kandidatët për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime.

“Sa i përket procesit në Qendrat Komunale të Numërimit, pra ku është bërë numërimi i votave të kandidatëve për deputetë si dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime të rregullta, mund të konfirmoj se para pak çastesh kemi përmbyllur këtë proces në dy komuna, bëhet fjalë për Gjilanin dhe Prizrenin. Pra, numri i përgjithshëm i komunave që kanë përmbyllur këto aktivitete është 37. Ka mbetur vetëm Komuna e Prishtinës, qendra më e madhe komunale me numrin më të madh të vendvotimeve, gjithsej 262, dhe është e natyrshme që të përmbyllet me vonë. Besojmë se ky proces do të përfundojë gjatë fundjavës që kemi përpara”, deklaroi Elezi.

Më shumë nga Lajme

  • 23:49“Nuk e ka ditë kush është”, Buzhala tregon si iu rekomandua Lumir Abdixhikut emri i Përparim Ramës
  • 23:49Moti nesër, temperaturat deri në 32°C
  • 23:42Shihemi në ‘Prishtina 2030’ – Lojërat Mesdhetare mbyllen me flamurin e Kosovës
  • 23:27Sekuestrohen 11 motoçikleta në Pejë për kundërvajtje në komunikacion
  • 22:52Musliu kritikon VV-në: Po e përdor sërish emrin e Hashim Thaçit për luftë politike