Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Krasniqi për virusin e Nilit Perëndimor: Gjendja aktualisht nuk paraqitet serioze

GD
Gazeta Demos22 shtator 2026 në 22:17
Krasniqi për virusin e Nilit Perëndimor: Gjendja aktualisht nuk paraqitet serioze

Infektologu në Klinikën Infektive, Valbon Krasniqi, ka dhënë një përditësim lidhur me situatën aktuale në Kosovë sa i përket virusit të Nilit Perëndimor.

Krasniqi, në emisionin “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se ndonëse në vend janë konfirmuar deri më tani shtatë raste të infektimit me këtë virus, prej të cilave dy kanë përfunduar me fatalitet, aktualisht situata nuk paraqitet serioze sa i përket numrit të rasteve.

Ai ka shpjeguar se virusi i Nilit Perëndimor qarkullon në Evropë dhe në Ballkan dhe se shumica e personave të infektuar nuk shfaqin simptoma ose kanë simptoma të lehta.

“Deri më tani në Kosovë janë regjistruar gjithsej shtatë raste pozitive të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor prej të cilit fatkeqësisht dy raste kanë përfunduar me fatalitet. Aktualisht, situata nuk paraqitet serioze në kuptimin e numrit më të madh të rasteve pasi dihet se virusi i Nilit Perëndimor është një virus që qarkullon në Evropë por edhe në Ballkan dhe është një sëmundje që në shumicën e rasteve përkundër që një përqindje shumë e vogël më pak se 1% mund të zhvillojnë forma që përfundojnë me fatalitet pjesa më e madhe e të infektuarve shfaqin simptoma fare të lehta ose nuk shfaqin asnjë simptomë”, u shpreh Krasniqi.

Sipas Krasniqit, rreth 80 për qind e personave që infektohen mund ta kalojnë virusin pa shfaqur asnjë simptomë, ndërsa rreth 20 për qind mund të manifestojnë simptoma teksa vetëm një pjesë shumë e vogël e të infektuarve mund të zhvillojnë forma më të rënda të sëmundjes.

Krasniqi ka theksuar se nuk ka mbrojtje specifike ndaj virusit dhe se ai transmetohet përmes pickimit të mushkonjave.

Për këtë arsye, sipas tij, masa kryesore parandaluese mbetet shmangia e pickimit nga mushkonjat.

“Diku rreth 80% e njerëzve që mund të infektohen me virusin e Nilit Perëndimor e kalojnë këtë virus pa manifestuar asnjë simptomë, është një virus pa simptoma dhe vetëm 20% mund të manifestojnë simptoma e një numër shumë herë më i vogël mund të kenë simptoma më të rënda. Mbrojtje specifike ndaj këtij virusi nuk ka sikurse nuk ka ndaj shumë viruseve të tjerë – kjo sëmundje bartet me pickimin e mushkonjave, pra mushkonjat janë si bartës të këtij virusi ku zakonisht pickojnë zogjtë të ndryshëm e pastaj mund të pickojnë edhe njerëz dhe ato që janë të infektuara mund të përcjellin virusin tek njerëzit – mbrojtja e vetme mbetet shmangia e pickimit të mushkonjave ”, u shpreh Krasniqi.

nilitperëndimorkrasniqi

Më shumë nga Lajme

  • 23:40“Thaçi kishte lidhje me familjen Jashari” – Ish-koloneli jugosllav: Nëse konfirmohet vendimi në Apel, UÇK-ja do të etiketohet si organizatë terroriste
  • 23:13Zemaj sfidon Kurtin: Na jepni vetëm 17 emra të mjekëve të kthyer, jo 171
  • 23:07Musliu alarmon për kushtet në Policinë e Kosovës: Policët detyrohen të punojnë edhe taksistë e kamarierë
  • 22:56Ligji për Specialen ende pa epilog në Kuvend, PDK-ja nuk ka prezantuar ndryshimet konkrete
  • 22:42“Çdo i dyti po mson gjermanisht” | Mjekët e rinj i reagojnë Kurtit për pretendimin e kthimit të 171 profesionistëve: Nuk kemi nevojë për deklarata që e mohojnë realitetin