Në njoftimin e bërë publik pas takimit, Krasniqi theksoi rëndësinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja pas zgjedhjeve, duke paralajmëruar se vonesat në këtë proces po krijojnë pasiguri dhe po dëmtojnë funksionimin normal të shtetit.

Kreu i PDK-së theksoi se partia që ai drejton do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi në interes të qytetarëve dhe stabilitetit institucional, duke rikonfirmuar përkushtimin e saj për një partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët perëndimorë.