Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Krasniqi – ShBA-së dhe BE-së për Listën Serbe: Ndërkombëtarët po e politizojnë çështjen

GD
Gazeta Demos3 shkurt 2026 në 19:44
Krasniqi – ShBA-së dhe BE-së për Listën Serbe: Ndërkombëtarët po e politizojnë çështjen

Alban Krasniqi, përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, u ka dhënë një ‘leksion’ Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, që i reaguan vendimit të inicuar nga ai në KQZ, për mos njohjen e rezultateve të zgjedhjeve të Listës Serbe. Vendim ky që u rrëzua nga PZAP.

Krasniqi, në emisionin “60 minuta” të KTV, është shprehur se politizimin e kësaj çështje po e bëjnë ndërkombëtarët.

“Politizimi nuk është duke ardhur nga KQZ, politizimi është duke ndodhur nga akterët e njëjtë që e kontrabanduan Listën Serbe më 2013 duke e bërë pjesë të sferës politike që përfaqëson edhe komunitetin serb”, ka potencuar ai.

Ai ka thënë se në mesin e atyre akterëve që e futën Listën Serbe në sferën politike në vend janë ndërkombëtarët.

“Mund të pyesim edhe këta të BE-së, edhe përfaqësitë diplomatike, diplomatë e ish-diplomatë që me veprimet të tilla i kanë bërë Kosovës, por më shumë dëm komunitetit serb”.

Ndryshe, ShBA ishte shumë e ashpër me KQZ për këtë çështje duke thënë se me këso veprimesh anti-ligjore, po “gërryhen” raportet e ShBA-së me Kosovën.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 23:12Arrihet marrëveshja, Justina Shiroka Pula pritet të votohet edhe nga PDK për presidente
  • 22:56Propozimi i Justina Shiroka Pulës, këto raportohet se janë sinjalet nga PDK
  • 22:55Lushtaku për Shiroka-Pulën: Le të vendosin deputetët e PDK-së, për mua të kaloj ligji i Speciales
  • 22:48Rrustem Mustafa: Në nderim të UÇK-së, fillimisht të kalojë Ligji për Specialen, pastaj të zgjidhet Presidenti
  • 22:48Justina Shiroka Pula nuk e kundërshton as pranon “ofertën” që të jetë kandidate për Presidente: Vetëm të bisedoj me njerëzit e duhur