Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Krasniqi: S’jam naiv të kërkoj shkarkimin e kryesuesit, desha të tregoj sa arbitrar ishte vendimi ndaj Besim Kelmendit

GD
Gazeta Demos1 dhjetor 2025 në 13:09
Krasniqi: S’jam naiv të kërkoj shkarkimin e kryesuesit, desha të tregoj sa arbitrar ishte vendimi ndaj Besim Kelmendit

Pas fjalimit të anëtarit nga shoqëria civile, Visar Krasniqi në takimin e së hënës të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për shkarkimin e kryesuesit Ardian Hajdaraj nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial, ai mori sërish fjalën dhe tha se nuk ishte propozim për shkarkimin e kryesuesit dhe se nuk është naiv ta kërkojë një gjë të tillë, por vetëm tërhoqi një paralele me rastin e Besim Kelmendit.

“Propozimin e tërheq nga konteksti, sepse e tërhoqa një paralele të njëjtë siç është shkarkuar Besim Kelmendi. Unë nuk jam aq naiv sa të jap propozime të tilla, as mënyra qysh është shkarkuar Besim Kelmendi, as kryesuesi Hajdaraj, sepse nuk ka efekt juridik”, ka thënë ai, raporton “Betimi për Drejtës”.

Krasniqi tha se për të ndodhur shkarkimi, duhet të themelohet komisioni disiplinor, ku procedura kryhet jo më vonë se një muaj nga dita e themelimit.

“As proceduralisht, as logjikisht, as Besim Kelmendi nuk ka mundur të shkarkohet. Unë ju falënderoj që më dhatë mundësinë të tregoj se sa arbitrar ishte shkarkimi i Besim Kelmendi”, tha ai.

Krasniqi tha se ai nuk qëndron pranë propozimit, pasi nuk mund të zhvillohet.

Në anën tjetër zëvendëskryesuesja e KPK-së, Jehona Grantolli tha se procedura për shkarkimin e ushtruesit të detyrës se Kryeprokurorit të Shtetit është e ndryshme me atë për shkarkimit të anëtarit të Këshillit.

Krasniqi tha se vetë Grantolli me sqarimet e procedurës konfirmoi se shkarkimi i Kelmendit ishte joligjor. Meqë propozimi është tërhequr, kryesusi Hajdaraj u kthy në sallë.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në këtë takim miratoi procesverbalin e seancës së 276-të.

Më shumë nga Lajme

  • 13:42Pamja e ardhshme e kartëmonedhave euro do të përcaktohet nga votat në sondazhe: Mund të votojnë qytetarët e Kosovës dhe Malit të Zi
  • 13:39Pamje të frikshme nga Kroacia: Ikën me fëmijën 3-vjeçar mes flakëve, vetura fillon të digjet gjatë rrugës
  • 13:30“Linja e Jetës” proteston kundër raportimit të vetvrasjeve: Po cenohet privatësia e viktimave
  • 13:27LDK e injoron ftesën e Albulena Haxhiut, një zyrtar thotë se s’do të marrin pjesë në takim
  • 13:25Zemaj: Qindra pacientë me kancer po blejnë vetë barnat, miliona euro u ndanë përmes tenderëve