Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Krasniqi takohet me Emisarin francez: Votuam Kryetarin e Kuvendit për ta zhbllokuar situatën

GD
Gazeta Demos27 gusht 2025 në 12:00
Krasniqi takohet me Emisarin francez: Votuam Kryetarin e Kuvendit për ta zhbllokuar situatën

Emisari i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz, është takuar edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike e Kosovës.

Pas takimit, Krasniqi ka thënë se e ka njoftuar emisarin se kanë votuar Dimal Bashën për Kryetar të Kuvendit, për ta zhbllokuar situatën.

“Biseduam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe për nevojën që vendi ynë të ecë përpara, me institucione funksionale dhe me dialog konstruktiv. Në këtë drejtim, e njoftova emisarin Troccaz që si PDK, ne kemi dhënë kontributin tonë, si përgjegjësi politike, por edhe si vetëdije institucionale, duke votuar kryetarin e Kuvendit në funksion të zhbllokimit të situates”, ka shkruar Krasniqi.

Ata kanë folur edhe për integrimin evropian, ku Krasniqi ka theksuar rruga më e drejtë dhe më e shpejtë për të mbyllur kapitullin e Ballkanit Perëndimor është integrimi sa më i shpejtë i vendeve tona në Bashkimin Evropian.

“E falënderova edhe ambasadorin Guerot dhe të gjithë zyrtarët francezë në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë. PDK mbetet e përkushtuar për stabilitet, përgjegjësi institucionale dhe të ardhmen evropiane të Kosovës”, përfundon postimi.

Më shumë nga Lajme

  • 00:00Trump: Nuk do të kërkoj falje për luftën me Iranin
  • 23:36Kosova ofron ndihmë për Shqipërinë dhe Malin e Zi për zjarret
  • 23:17Osmani për ofertën e Kurtit: Deshi të na poshtërojë, na vlerësoi edhe më pak sesa partitë minoritare
  • 22:40Njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë
  • 22:32Protesta në Tiranë, qytetarët në ditën e 76-të marshojnë drejt Kryeministrisë