Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se kryesuesi i seancës sot u mohoi një kërkesë të këtij subjekti për pauzë 10 minutëshe për konsultë për votimin e kandidatëve.
Krasniqi ndër tjera, u shpreh se kjo situatë është totalisht e manipuluar nga Vetëvendosje.
”Përveç faktit dhe e patë që në diskursin e tyre s’e dinë a janë deputet a janë ministra. Sepse Hekuran Murati doli e propozoi një kolege të tij nga kabineti qeveritar. Është jokushtetuese dhe antilogjike”.
”Abelard Tahiri kërkoi një pauzë 10 minutëshe nga kryesuesi i seancës para se të ndodhte ky votim, por edhe këtë herë u injoruam. U munduam ta kemi edhe miratimin e kësaj kërkese, ai e shpërfilli duke mos na e mundësuar fare”.
”Këta janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Sa i përket deputetëve këta janë njerëz që kanë zgjedhë Albin Kurti. 10 minuta mos me t’i miratu së pari është disrespekt”.