Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Krerët e Luginës takohen me ministrin Hoxha: Konsullata shqiptare në Luginë është nevojë

GD
Gazeta Demos22 gusht 2026 në 16:42
Krerët e Luginës takohen me ministrin Hoxha: Konsullata shqiptare në Luginë është nevojë

Hapja e një Konsullate të Republikës së Shqipërisë në Luginën e Preshevës ishte një nga kërkesat e ngritura në takimin e Ardita Sinanit, me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Në takimin në Tiranë morën pjesë edhe deputeti Shaip Kamberi, kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.

Përmes një postimi, kryetarja e Preshevës tha se takimi ishte i drejtpërdrejtë dhe përmbajtësor, duke theksuar nevojën për një prani më të madhe institucionale të Shqipërisë dhe Kosovës në Luginë.

Sinani rikujtoi se hapja e Konsullatës së Shqipërisë në Bujanoc është kërkuar prej vitesh, duke e cilësuar atë si një hap konkret që do ta afronte shtetin shqiptar me qytetarët shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Sipas saj, pengesat që Serbia ka krijuar në realizimin e mbështetjes financiare të Kosovës për Luginën, vështirësitë në vizitat e zyrtarëve të Kosovës, si dhe sfidat në realizimin e mbështetjes nga Shqipëria, e bëjnë edhe më të rëndësishme praninë institucionale të Tiranës dhe Prishtinës në këtë rajon.

Ky është postimi i plotë i saj:

Konsullata e Republikës së Shqipërisë në Luginën e Preshevës – kërkesë e kahershme, nevojë e domosdoshme

Sot ishim në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në një takim me Ministrin Ferit Hoxha, bashkë me deputetin Shaip Kamberi, Kryetarin e Komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti dhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.

Ishte një takim i drejtpërdrejtë dhe përmbajtësor për çështjet që na bashkojnë dhe për nevojat konkrete të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

E vlerësoj angazhimin dhe gatishmërinë e Ministrit Hoxha për të dëgjuar nga afër shqetësimet dhe kërkesat tona. Por besoj se përkushtimi ndaj Luginës duhet të shoqërohet edhe me praninë konkrete institucionale të Shqipërisë këtu.

Në vazhdimësi kemi kërkuar rritjen e pranisë institucionale të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në Luginën e Preshevës.

Një ndër kërkesat tona të artikuluara ndër vite ka qenë edhe hapja e Konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Luginën e Preshevës, si një hap konkret që do ta afronte shtetin shqiptar me qytetarët shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Duke parë pengesat e Serbisë në realizimin e fondit të ndarë nga Republika e Kosovës, për të cilin njëherësh jemi shumë mirënjohës ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës për programin e aprovuar për Luginën e Preshevës, si një mbështetje e rëndësishme dhe konkrete për shqiptarët e kësaj ane; duke parë vështirësitë e vazhdueshme në realizimin e vizitave të zyrtarëve të Republikës së Kosovës, por edhe sfidat që po hasim në realizimin e mbështetjes financiare nga Republika e Shqipërisë, bëhet edhe më e qartë rëndësia e një pranie më të afërt institucionale të dy shteteve tona në Luginë.

Afrimi i përfaqësive institucionale në Luginën e Preshevës do të kishte një rëndësi të madhe për popullatën shqiptare këtu. Do të lehtësonte komunikimin e drejtpërdrejtë, adresimin e çështjeve me interes për qytetarët dhe lidhjen institucionale me Tiranën dhe Prishtinën.

Prandaj, hapja e Konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Bujanoc do të ishte shumë më tepër sesa hapja e një përfaqësie diplomatike. Do të ishte një prani konkrete e shtetit shqiptar pranë shqiptarëve të Luginës dhe një urë institucionale edhe më e afërt me ta.

Lugina e Preshevës ka nevojë për praninë dhe vëmendjen e vazhdueshme institucionale të Tiranës dhe Prishtinës, si një mbështetje e çmuar për shqiptarët që jetojnë këtu.

Këtë nevojë dhe këtë kërkesë e kemi artikuluar në vazhdimësi, dhe do të vazhdojmë ta kërkojmë me bindjen se prania institucionale është një nga mënyrat më të rëndësishme për ta mbajtur Luginën e Preshevës afër institucioneve të dy shteteve tona.

Takimet janë të rëndësishme. Dialogu është i domosdoshëm. Por nevojiten edhe hapa konkretë.

Konsullata e Shqipërisë në Bujanoc do të ishte një hap i tillë.

Puna vazhdon.

ministrinhoxhashqipërisë

Të ngjashme

Hoxha: Kosova nuk do të jetë njësoj pas 16 shtatorit

Hoxha: Kosova nuk do të jetë njësoj pas 16 shtatorit

17:26
Aktiviteti në një fshat të Shqipërisë ku mori pjesë Mickoski, u ekzekutua himni i RMV e jo ai shqiptar – Hoxha reagon për skandalin

Aktiviteti në një fshat të Shqipërisë ku mori pjesë Mickoski, u ekzekutua himni i RMV e jo ai shqiptar – Hoxha reagon për skandalin

11:52
Hoxha flet rreth armatimit që u gjet në veri

Hoxha flet rreth armatimit që u gjet në veri

16:34

Më shumë nga Lajme

  • 17:47Qytetarët kundër çmimeve të larta të derivateve, thonë se janë të papërballueshme
  • 17:41“Kam me t’ju q* gjuhën e nënës”-Arian Agushi përplaset me komentuesin për shkak të Hashim Thaçit
  • 17:34Këta janë kosovarët e arrestuar në Shqipëri për 80 kg kanabis
  • 17:31Behrami kritikon Kurtin pas vdekjes së punëtorit në KEK: E krahasoi me reagimin e Thaçit më 2014
  • 17:29Ymeri thumbon pushtetin: Interesi-mafia energjetike, pasojat-mushkëritë dhe ekonomia jonë