Personat që hedhin mbeturina në hapësira publike mund të gjobiten deri në 500 euro nga Inspektorati i Komunës.

Kështu ka njoftuar KRM “Pastrimi”, duke apeluar te qytetarët që të tregojnë kujdes dhe të mos hedhin mbeturina në hapësira publike.

“500 EURO është gjoba e Inspektoratit të Komunës për personat që hedhin mbeturina në hapësira publike”, thuhet në njoftimin e KRM “Pastrimi”.