Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kroacia gati të shtojë forcat në Kosovë

GD
Gazeta Demos19 qershor 2026 në 22:27
Kroacia gati të shtojë forcat në Kosovë

Përgatitjet për samitin e NATO-s që do të mbahet më 7 dhe 8 korrik në Ankara të Turqisë kanë hyrë në fazën përfundimtare, pas takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare në selinë e Aleancës në Bruksel.

Samiti pritet të jetë një tjetër përballje mes kërkesave të SHBA-së dhe angazhimeve të aleatëve evropianë, veçanërisht për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dhe forcimin e kapaciteteve ushtarake të Evropës.

Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të ushtrojë presion ndaj aleatëve evropianë, të cilët sipas tij nuk kanë përmbushur objektivat për rritjen e investimeve në mbrojtje. Në fokus do të jetë edhe mënyra se si Evropa do të kompensojë reduktimin e mundshëm të pranisë ushtarake amerikane në kontinent. Ndërsa burime diplomatike të huaja bëjnë të ditur jozyrtarisht se disa aleatë evropianë kanë nisur tashmë diskutimet se si mund të kontribuojnë në mbushjen e boshllëkut që do të krijohej pas një tërheqjeje të pjesshme amerikane nga Evropa, ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq, në një deklaratë për gazetarët të enjten në Bruksel la të kuptohet se Kroacia po ofron rritjen e numrit të ushtarëve të saj në misionin e NATO-s, KFOR, në Kosovë.

Kjo vjen pasi komandanti suprem i NATO-s për Evropën (SACEUR), gjenerali amerikan Alexus G. Grynkewich, njoftoi se po shqyrtohet ulja e numrit të trupave të KFOR-it, shkruan vecernji.hr.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se kontingjenti në Kosovë mund të reduktohet nga rreth 4700 ushtarë aktualisht në rreth 3000–3500, nivel i ngjashëm me periudhën para vitit 2023.

Ndërkohë, ministri amerikan i Luftës, Pete Hegseth, u ka bërë thirrje aleatëve evropianë që të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e kontinentit.

“Pritet që aleatët të angazhohen dhe të bëjnë pjesën e tyre”, deklaroi Hegseth, duke paralajmëruar se SHBA do të vëzhgojë nga afër vendet që nuk kontribuojnë mjaftueshëm në përpjekjet e përbashkëta të NATO-s. Ai tha gjithashtu se disa aleatë do të dështojnë në këtë “test të ri amerikan”, ndërsa të tjerë do ta kalojnë me sukses, duke theksuar se Uashingtoni pret një rol më të madh nga partnerët evropianë në mbrojtjen e përbashkët

Kroacia

Më shumë nga Lajme

  • 17:42Një muaj paraburgim ndaj personit që bëri thirrje për pushkatim të Haradinajt
  • 17:39Publikohet fotografia e oficerit të BIA-s, Zelimir Matoviq, rekrutuesit të Fehim Sali
  • 17:31Flakët përfshijnë bregdetin e Kroacisë, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra të plagosur
  • 17:09Zjarri detyron qindra turistë të evakuohen përmes detit në Greqi, flakët përfshijnë Evropën
  • 17:07Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdekur, së fundmi dha rezultate konkrete për të pagjeturit