Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KRU “Hidroregjioni Jugor” zbulon 6 ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

GD
Gazeta Demos21 korrik 2026 në 16:06
KRU “Hidroregjioni Jugor” zbulon 6 ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë javës së kaluar janë evidentuar gjashtë lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit në Njësinë e Prizrenit.

Sipas kompanisë, kyçjet ilegale janë identifikuar nga ekipet e kontrollit gjatë inspektimeve të realizuara në terren.

Nga KRU “Hidroregjioni Jugor” theksojnë se lidhjet e paautorizuara janë të kundërligjshme dhe ndikojnë negativisht në funksionimin e rrjetit, duke shkaktuar humbje të ujit, probleme në furnizimin e rregullt dhe ulje të cilësisë së shërbimeve për konsumatorët.

Kompania u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë legjislacionin në fuqi, të shmangin kyçjet ilegale dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e rrjetit të ujësjellësit.

Sipas njoftimit, çdo rast i evidentuar i lidhjeve të paautorizuara do të trajtohet në përputhje me procedurat dhe dispozitat ligjore në fuqi.

Më shumë nga Lajme

  • 22:56Fotografi e rrallë e Bardhosh Gërvallës në demonstratën e vitit 1981 në Zvicër
  • 22:54Banorët e Grashticës së Prishtinës prej dy vitesh me rrugë të bllokuar
  • 22:51U.D presidentja merret me kryetarllëkun e PDK-së, Lushtaku: Ta kryen punën e vet, VV e ka përça popullin
  • 22:48PDK nesër mban konferencë për media
  • 22:43Hamza me familje i bashkohet protestës: Liri për çlirimtarët