Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kryekuvendari Basha viziton Prekazin

GD
Gazeta Demos3 shtator 2025 në 11:53
Kryekuvendari Basha viziton Prekazin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka vizituar sot Prekazin heroik.

Ai ka bërë homazhe pranë varreve të Jasharëve.

Ky zhvillim vjen pak ditë pasi kryeparlamentari është përballur me akuza se ka fyer UÇK-në në një artikull për të cilin, i njëjti ka thënë se nuk ka qenë në dijeni se do të publikohej si bashkautorësi me dikë tjetër.

Basha para mediave pak pasi dështoi mbledhja e parë e Kryesisë të hënën, kërkoi falje dhe tha se ka qenë i pavëmendshëm. Poashtu ai deklaroi se nuk e kishte lexuar kurrë librin i cili është publikuar në vitin 2012.

“Kam treguar që kjo ka ndodhur në vitin 2012, sa kam qenë student. Autorja vetë e ka pranuar dhe ka lëshuar komunikatë ku thotë që nuk mban asnjë përgjegjësi të vetme përveç kapitullit 3. Kapitulli 3 ka qenë fusha ku unë kam studiuar dhe jam ekspert i çështjes. Asnjëherë nuk kam bërë punime shkencore për ndonjë fushë tjetër. Prej meje sa për sqarim, me është kërkuar një kapitull për fushën që ti ki hulumtime dhe unë e kam dorëzuar kapitullin me bindjen që do të publikohet kapitull i veçantë që po e mbulon atë fushë, pasi globalizimi ka qenë një nga arsyet që ka ardh deri të hulumtimi që kam bërë unë, por jo që do të dalë bashkautorësi me dikë tjetër”.

“Në asnjë moment nuk kisha pranuar të jem bashkautor ku flitet ashtu për UÇK-në. Prej vitit 2008 publikoj edhe opinione, por asnjëherë në asnjë moment nuk e kam ditë që do të publikohet si bashkautorësi. Ka qenë kur kam qenë student, dhe unë kurrë në jetë nuk e kam lexuar artikullin. Hera e parë e pashë kur është publiku ku është artikulli komplet. Është dashtë të jem më i kujdesshëm. Pajtohem se kam qenë i pavëmendshëm. Atëherë kam punuar edhe full-time si student, por në asnjë moment nuk e kam parë artikullin që ka dalë”, ka thënë kryekuvendari të hënën.

Më shumë nga Lajme

  • 21:38Mbahen konsultimet politike ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës në Bernë
  • 21:36“Abdixhiku e dinte se nuk i ka votat për Sejdiun”, Haziri tregon si kishte paralajmëruar për bashkëpunimin me deputetët e LDK
  • 21:18Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 80 vjeçarit nga Ferizaj, SHKKSH: Janë përdorur edhe dronë
  • 21:07Policia e Kosovës certifikon 21 operatorë të rinj të Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë
  • 21:05Sherri me Jozin, Policia interviston Edi Kuçin