Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kryeministri bullgar uron Kurtin për mandatin e ri, e fton për vizitë në vendin e tij

GD
Gazeta Demos11 tetor 2026 në 10:36
Kryeministri bullgar uron Kurtin për mandatin e ri, e fton për vizitë në vendin e tij

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi për formimin e Qeverisë dhe marrjen e mandatit të ri nga homologu i tij bullgar, Rumen Radev.

“Kam kënaqësinë t’ju shpreh urimet e mia më të sinqerta me rastin e formimit të suksesshëm të qeverisë së re dhe marrjes së detyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Dinamika e marrëdhënieve ndërkombëtare kërkon përpjekje të vazhdueshme për mbrojtjen efektive të interesave kombëtare. Angazhimi juaj i palodhur për konsolidimin e Kosovës si anëtare e pavarur dhe e denjë e bashkësisë ndërkombëtare përbën një arsye të fortë për të besuar në suksesin e misionit tuaj”, shkroi kryeministri Radev.

Në letrën e tij, Radev shprehu edhe mbështetjen e Qeverisë së Bullgarisë për Kosovën në proceset integruese.

“Ju siguroj për gatishmërinë e qeverisë së drejtuar prej meje për të vazhduar mbështetjen për ofrimin e një perspektive të qartë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe për anëtarësimin e plotë të vendit tuaj në Këshillin e Evropës”, thuhet në letër.

Me qëllim të thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, kryeministri bullgar e ftoi Kurtin për vizitë në Bullgari.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe kontaktet miqësore personale përbëjnë një bazë të mirëfilltë për thellimin e mëtejshëm të lidhjeve ndërmjet nesh. Jam i bindur se një vizitë juaja zyrtare në Bullgari në të ardhmen e afërt do të kontribuojë ndjeshëm në ngritjen e partneritetit ndërmjet dy vendeve tona në një nivel të ri, më të lartë. Ju lutem pranoni, i nderuar zoti Kryeministër, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, thuhet në letrën e kryeministrit Radev.

kryeministribullgarvizitë

Më shumë nga Lajme

  • 11:36“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Specialen
  • 11:34Kamberi: Vuçiqi po tenton ta ndalojë ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës
  • 11:11Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë
  • 10:48Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen
  • 10:11Gërxhaliu: Kosova rrezikon të mbetet e varur nga ndihmat sociale