Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Kryeministri Kurti priti në takim kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza

GD
Gazeta Demos17 shtator 2026 në 17:29
Kryeministri Kurti priti në takim kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, një ditë pas shpalljes së aktgjykimit në shkallën e parë në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

 

Duke e vlerësuar aktgjykimin të padrejtë, të rëndë dhe me pasoja të gjera, kryeministri Kurti theksoi se ai duhet ndryshuar pozitivisht në shkallën e apelit. Kurti e Hamza ndanë mendimet dhe përshtypjet e tyre si dhe diskutuan se cilat do të ishin rrugët e mënyrat që duhet ndjekur përpara për të korrigjuar vendimin e djeshëm.

 

Kryeministri Kurti dhe kryetari Hamza u zotuan për komunikim të rregullt dhe të drejtpërdrejtë për çështjet e interesit publik, shtetëror dhe kombëtar.

 

Rezistenca e popullit tonë dhe lufta çlirimtare, përveçse të drejta, ishin të domosdoshme në rrugën për liri dhe pavarësi. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte përgjigje organizative e shqiptarëve ndaj një regjimi shtetëror shtypës sikurse ai i Jugosllavisë së Serbisë së Millosheviqit, që i ka të dokumentuara krimet: nga represioni sistematik deri te aparteidi, nga mohimi i të drejtave themelore njerëzore e qytetare deri te spastrimi etnik dhe gjenocidi.

kurtikryeministrihamza

Të ngjashme

Albin Kurti shihet në Aeroportin e Vjenës, pritet të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-së

Albin Kurti shihet në Aeroportin e Vjenës, pritet të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-së

16:22
Hamza nga protesta paralajmëron veprime ligjore ndaj Speciales pas verdiktit: Do t’i konkretizojmë sot në Kuvend

Hamza nga protesta paralajmëron veprime ligjore ndaj Speciales pas verdiktit: Do t’i konkretizojmë sot në Kuvend

12:51
Pas takimit me Kurtin, Hamza u takua edhe me Gjinin e Abdixhikun

Pas takimit me Kurtin, Hamza u takua edhe me Gjinin e Abdixhikun

20:10
Kurti bën homazhe te shtatorja e Heroit të Kosovës, Xhavit Haziri

Kurti bën homazhe te shtatorja e Heroit të Kosovës, Xhavit Haziri

18:34

Më shumë nga Lajme

  • 21:24Protestuesit ndezin flakadan nën thirrjet ‘‘UÇK’’, mijëra pjesëmarrës në Prishtinë
  • 21:17Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, i bashkohen protestës në Prishtinë
  • 21:06“Jo në emrin tim’’, fillon protesta në Prishtinë, mblidhen qindra qytetarë
  • 20:38Zhbërja e Speciales, Hill: Nuk e di, po pyesni një diplomat, ajo që di është që avokatët t’i planifikojnë hapat e radhës
  • 20:11“Mijëra njerëz morën pjesë“, Retuers raporton për protestën e sotme kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së