Kryeministri Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
I pari i Qeverisë ka theksuar se Ramazani është muaj i vetëpërmbajtjes individuale dhe i solidaritetit kolektiv, i mëshirës hyjnore dhe i mirësisë njerëzore.
“Ai na fton që veten ta rigjejmë te bashkësia dhe na rikujton se begatia është bekim, ndërkaq empatia është virtyt”, ka shkruar Kurti.
