Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kryenegociatori Zufaj: Kodi Civil është përgjegjësi e kuvendit që ta kaloj, shpresojë që të ketë konsensus

GD
Gazeta Demos2 nëntor 2026 në 16:06
Kryenegociatori Zufaj: Kodi Civil është përgjegjësi e kuvendit që ta kaloj, shpresojë që të ketë konsensus

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian dhe koordinatori kombëtar për Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj është duke raportuar në Komisionin për Integrim Evropian.

Derisa po raportonte, Zulfaj është pyetur nga deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, mbi Kodin Civil dhe sa i kanë votat Vetëvendosje mbi këtë Ligj.

Më saktësisht Time Kadriaj e pyeti Zulfaj nëse i kanë votat mbi këtë Ligj që pritet që së shpejti të vie në Kuvend të Kosovës

“Kodi Civil është përgjegjësi e kuvendit që ta kalojë, unë shpresojë që të ketë konsensus shoqërorë në lidhje me vlerat që janë të përfaqësuara në Kodin Civil, e të cilat po besoj që i ndajnë shumica e deputetëve ashtu që Kodi pastaj të jetë si e dalur e Kuvendit me një legjitimitet dhe një konsensus të gjerë shoqërorë”,deklaroi Zulfaj

Ai tha se reformat nuk bllokohen dhe shpreson të kemi unitetin dhe konsensusin në reforma, jo vetëm në atë deklarativ por edhe funksional.

“Koha e humbur se besoj se duhet të qajmë për atë kohë, pro të shfrytëzojmë atë kohë që kemi në dispozicion.”.

“Kodi civil, janë 22 hapa jo 18-të, dy prej tyre ka kuvendi, është pjesë e këtyre hapave. Është përgjegjësi e kuvendit që ta kaloj, shpresoj që të ketë konsensus shoqëror në lidhje me vlerat që janë të përfaqësuara në kodin civil. Reformat nuk bllokohen, shpresoj të kemi unitetin në agjendën e reformave. Nuk jam përgjegjës për të gjitha, besoj se për dialogun mund të ftoni kryenegociatorin për dialog Kosovë- Serbi, nuk kam mendim që ta ndaj me ju as për zgjedhjet në Serbi. A do të hapen negociatat për anëtarësim, ju thashë se nuk ka ndonjë kriter që Kosova nuk e përmbush për të hapur negociatat për anëtarësim. Nëse shohim pushtete e rajonit kanë fituar statusin kandidat dhe kur i kanë hapur negociatat, Kosova është më e avancuar në çdo aspekt zhvillimor, çështja është më shumë e vullnetit brenda BE-së dhe unitetit sesa kritereve që kemi ne. Nuk do të shprehem as për dialogun strategjik me SHBA-në nuk është në portofolin tim, as për marrëveshjen për Bruksel”, tha ai

civilkodikuvendit

Të ngjashme

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, këto janë çështjet që pritet të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, këto janë çështjet që pritet të shqyrtohen

08:25

Më shumë nga Lajme

  • 16:03Rasti në Gjilan, flet avokati i të dyshuarit
  • 15:58Vrasja e dyfishtë në Gjilan, Prokuroria kërkon paraburgim për babanë e 27-vjeçarit
  • 15:56Nagavci: Projektbuxheti së shpejti në Kuvend, një miliard euro për zhvillim
  • 15:43Kapet kokainë “shqiptare” në Spanjë, autoritetet spanjollë zbulojnë rastësisht 10 ton drogë të një grupi kriminal
  • 15:36“Bonu i fortë, na ke neve” - Familjarja i jep kurajo 65-vjeçarit që dyshohet për vrasje të rëndë