Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kryesia mblidhet nesër, PDK dhe LDK nuk shkojnë – e cilësojnë antikushtetuese

GD
Gazeta Demos31 gusht 2025 në 09:04
Kryesia mblidhet nesër, PDK dhe LDK nuk shkojnë – e cilësojnë antikushtetuese

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ani pse jo plotësisht e plotësuar, do të mbajë mbledhje nesër, e hënë, nga ora 13:00.

Kryekuvendari, Dimal Basha e thirri këtë takim, pas dështimit të zgjedhjes së nënkryetarit të pestë të Kuvendit, nga radhët e komunitetit serb.

Por kësaj mbledhje i thanë “JO”, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Ishte shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami që bëri të ditur vendimin e partisë, për mospjesëmarrje në këtë takim.

“Jo, absolutisht sepse konsiderojmë që çdo gjë që ndodh pas mbylljes arbitrate të seancës, pa konstituim të Kuvendit, është antikushtetuese. Nuk do të marrim pjesë”, ka thënë Bajrami, njofton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, PDK ka thënë se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e thirrur për të hënën, është e pakuptimtë, dhe për pasojë tha se nuk do të marrë pjesë në të. Arsye bazë, sipas PDK-së, është fakti se Kuvendi nuk është konstituuar ende.

PDK-ja tha se vlerëson se zvarritjet e qëllimshme në procesin e themelimit të institucioneve shtetërore, “të shkaktuara nga VV-ja, janë skajshmërisht të rrezikshme për Kosovën. Sot, Kryetari i Kuvendit shpalli të përfunduar konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pa u zbatuar në tërësi Neni 67 i Kushtetutës së Kosovës. Për Partinë Demokratike të Kosovës, Kuvendi ende nuk është i konstituuar, sepse nuk është zgjedhur Kryesia e tij në përbërjen e plotë kushtetuese. Në këto rrethana, PDK e konsideron të pakuptimtë ftesën për takim të Kryesisë së Kuvendit që nuk është konstituuar dhe nuk merr pjesë në takime të tilla, të cilat i shërbejnë vetëm agjendave partiake e jo interesit të shtetit”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Më shumë nga Lajme

  • 22:13Syla aludon se Abdixhiku mund ta “përdorë” Kurtin për t’i eliminuar 6 deputetët dhe sulme ndaj Përparim Ramës
  • 22:04Gashi: Lutfi Haziri është i pakënaqur me mënyrën se si ka ardhur deri tek propozimi i presidentit
  • 21:59Mirena: Kurti e ka zgjatur këtë dyvjetësh duke iu falënderuar Abdixhikut që po del ndihmësi më i madh i tij
  • 21:58Të shtëna me armë në Gjermani, plagoset rëndë një 33-vjeçar nga Kosova
  • 21:53Konjufca kishte thënë se “Ymeri ka biznes me rrymë”, deputetja: Gjykata më kërkoi ta përmirësojë padinë brenda 3 ditëve – do e padisë sërish