Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka vënë gurthemelin e Shtëpisë së Kulturës në lagjen Mulaj të Orroberdës, në një ceremoni të zhvilluar bashkë me banorët e zonës.
Ferati u shpreh se ky projekt është dëshmi e qartë se rrugëtimi i tij qeverisës bazohet mbi bashkëpunimin dhe planifikimin e përbashkët me qytetarët. “Kjo është një tjetër dëshmi se punët tona i planifikojmë dhe i realizojmë së bashku, për të mirën e përbashkët. Ta gëzojnë banorët,” tha ai.
Ky investim synon të krijojë një hapësirë të re kulturore për banorët e Orroberdës, duke i dhënë më shumë gjallëri jetës shoqërore dhe kulturore të fshatit.
