Kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar ashpër ndaj kritikave të adresuara ndaj familjes Haradinaj, duke dalë publikisht në mbështetje të saj përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ndreu ka ironizuar akuzat ndaj familjes Haradinaj, duke shkruar:
“Ka ardhur fundi i botës, si duket! Familja Haradinaj, shërbëtore e serbëve!”, ndërsa ka shtuar se “lajthitja e disa shqiptarëve është sëmundje që s’ka profilaksi”.
