Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kryetari i PD-së: Nuk kemi koalicion me LDK-në, vetëm kandidatët tanë janë në listën e LDK-së

GD
Gazeta Demos2 dhjetor 2025 në 22:34
Kryetari i PD-së: Nuk kemi koalicion me LDK-në, vetëm kandidatët tanë janë në listën e LDK-së

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka sqaruar arsyet pse subjekti i tij ka zgjedhur të bashkëpunojë me Lidhjen Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme.

Në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1, Agani theksoi se ky është bashkëpunimi i parë i drejtpërdrejtë i PD-së me LDK-në në një proces zgjedhor.“Është hera e parë që Partia e Drejtësisë hyn në një bashkëpunim të drejtpërdrejtë me LDK-në, edhe pse kemi pasur një bashkëpunim shumë përmbajtjesor politik me LDK-në sa kam qenë unë ministër në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Edhe kur kemi qenë të përfaqësuar me katër deputetë në Kuvendin e Kosovës në periudhën 2012–2014, kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë, por në proces zgjedhor nuk kemi qenë asnjëherë bashkë,” ka thënë Agani.

Sipas tij, situata aktuale politike në vend e ka bërë të domosdoshme krijimin e një boshti më të qëndrueshëm në qendrën politike.“Pse LDK-ja? Mendoj se momenti politik aktual në Kosovë imponon nevojën që të krijohet një unitet politik, një stabilitet politik, veçanërisht në qendrën politike. Kemi subjekte të majta dhe të djathta që janë të artikuluara, por qendra politike – e cila në esencë reflekton një program konservator – është në kërkim të vetvetes. Afrimi me LDK-në, si parti me përvojë të gjatë institucionale, i ofron stabilitet kësaj qendre politike,” ka theksuar ai.

Agani ka përmendur dy fusha ku PD dhe LDK, sipas tij, plotësojnë njëra-tjetrën: politikat familjare dhe reformën në sektorin e shëndetësisë.“Ministria e Familjes na bashkon, objektivi familjar na bashkon, dhe e dyta, potenciali reformues në sektorin e shëndetësisë që ka Partia e Drejtësisë. Nëse shihen këto dyja, janë komplementare në shumë pika, ndërsa programi ynë shëndetësor është më i detajuar,” ka shtuar ai.

Megjithatë, Agani ka theksuar se ky nuk është një koalicion i plotë parazgjedhor.“Nuk është koalicion. Ne jemi të përfshirë me kandidatët tanë në listën e kandidatëve të LDK-së,” ka deklaruar ai.

Zgjedhje

Më shumë nga Lajme

  • 23:59A ka një “PO” nga LDK-ja nesër për VV-në?, Sadiku zbulon qëndrimin
  • 23:43Avni Dehari flet për vdekjen e dy djemve te tij: Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent, e kishin jetën përpara…
  • 23:23Deri në 20 minuta pritje në dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë
  • 23:14Dikush më telefonoi nga burgu dhe tha: Kam një lajm të keq”, Avni Dehari rrëfen si e morën vesh për Astritin
  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij