Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kryhen dy operacione të rralla në Klinikën Gjinekologjike

GD
Gazeta Demos23 shtator 2025 në 11:35
Kryhen dy operacione të rralla në Klinikën Gjinekologjike

Në Klinikën Obstetrike dhe Gjinekologjike të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, për herë të parë janë kryer me sukses dy operacione të rralla dhe shumë të rëndësishme për pacientet.

Bëhet fjalë për operacionet tek dy paciente siç bën të ditur SHSKUK me anomali kongjenitale të organeve gjenitale, ku gjatë zhvillimit embrional nuk janë zhvilluar plotësisht disa pjesë të tyre (mitra dhe vagina).

“Ky sukses është rezultat i bashkëpunimit profesional ndërmjet stafit të klinikës dhe dr. Alban Nezirit, gjinekolog, i cili jeton dhe punon në Zvicër, i cili me përvojën dhe ekspertizën e tij dha një kontribut të jashtëzakonshëm për realizimin e këtyre ndërhyrjeve për herë të parë në vendin tonë.

Po ashtu, kontribut të çmuar ka dhënë ekipi i gjinekologëve nga klinika, e poashtu anesteziologëve dhe stafit nga Klinika e Anesteziologjisë”.

“Ky është një hap i madh drejt përmirësimit të cilësisë së jetës së këtyre pacienteve dhe hap mundësinë që në faza të ardhshme, në qendra të specializuara evropiane, të kryhet edhe transplantimi i mitrës”, thuhet në njoftim të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Nimani: Kurti dhe Hamza e kanë obligim koordinimin për çështjen e Apelit
  • 23:37Haradinaj: Nuk dua ta shoh Shqipërinë në këtë skenë, uroj të gjendet zgjidhja
  • 23:37Kryeprokurori i Prizrenit jep detaje për personin që u gjet pa shenja jete
  • 22:54Rrahmani paralajmëron Kurtin për Kodin Civil: Hiqi ato dy nene, se prapë kam me të ndalë
  • 22:46A e pagoi intervistën në New York? Përparim Rama: Aq sa e ka paguar Jennifer Lopezin e Mamdani, po normal që jo…