Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka njoftuar se rrethi në hyrje të Prishtinës, nga Gjilani është kryer.
Në njoftimin e tij, Rama shkruan edhe se këtë projekt e ka kryer komuna, edhe pse ai i takon qeverisë qendrore.
‘’Por meqë tash e 6 vjet kjo qeveri është marr me përralla e ofendime e jo me punë, ne si Kryeqytet e kemi kry vet këtë projekt,që me lehtësu trafikun dhe qasjen për qytetarët e Prishtinës e sidomos atyre që vijnë nga Gjilani.’’, ka shkruar ai
