Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kthimi i Ligjit në Kuvend, reagon Abdixhiku: S’kishte dhe s’do të ketë efekt juridik

GD
Gazeta Demos22 tetor 2026 në 18:01
Kthimi i Ligjit në Kuvend, reagon Abdixhiku: S’kishte dhe s’do të ketë efekt juridik

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar lidhur me kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend, duke thënë se ky ligj nuk kishte dhe nuk do të ketë asnjë efekt juridik.

Në reagimin e tij, Abdixhiku ka kritikuar gjuhën e përdorur ndaj LDK-së për qëndrimin e saj lidhur me këtë çështje.

“Ligjin e kthyet. Por baltën që hodhët mbi LDK-në, ku do ta lini? Na fyet, na shpallët tradhtarë, shkuat aq larg sa e paraqitët LDK-në si kundërshtare të UÇK-së. I vendosët edhe emrat tanë përkrah atyre të Listës Serbe, sepse thamë atë që nuk donit ta dëgjonit; të vërtetën. Ky ligj nuk kishte dhe s’do të ketë asnjë efekt juridik!”

“LDK e mbajti qëndrimin e vet, duke e ditur çmimin e sulmeve që do të pasonin. Sepse përgjegjësia ndaj Republikës na obligon ta themi atë që besojmë se është e drejtë, edhe kur është më e lehtë t’i bashkohesh zhurmës”, ka shkruar ai.

Abdixhiku u është drejtuar edhe mbështetësve të partisë, duke u bërë thirrje që të qëndrojnë krenarë për qëndrimet e LDK-së.

“Mbështetësve tanë u themi qëndroni gjithmonë krenarë! Mund të na sulmojnë nga të gjitha anët, por qëndrimet e LDK-së i kanë qëndruar provës së historisë. Do t’i qëndrojnë sërish! Sepse ato nuk përcaktohen nga vërshimet e momentit, por nga bindjet mbi Republikën. Veç duhet kohë. Lufta e UÇK-së është e shenjtë. Ajo mbrohet me punë e me mend. Jo kështu”, shkroi kreu i LDK-së

kishteketëefekt

Të ngjashme

Papa Leoni nuk do të ketë nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit, thonë mjekët

Papa Leoni nuk do të ketë nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit, thonë mjekët

21:59
Përparim Rama s’e fsheh që synon ta udhëheq LDK’në, nga partia i çojnë mesazh se një herë duhet hapur gara

Përparim Rama s’e fsheh që synon ta udhëheq LDK’në, nga partia i çojnë mesazh se një herë duhet hapur gara

17:47
Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte kundër popullsisë civile shqiptare

Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte kundër popullsisë civile shqiptare

14:38

Më shumë nga Lajme

  • 19:01“Duhet me heqë bexhin e partisë”, Ahmeti i çon porosi grupit punues për Apelin në Hagë
  • 19:00Syla: Kthimi i ligjit të Speciales një ‘rulet rus’ për protestuesit edhe miqtë e UÇK’së në Hagë
  • 18:49Avokati Bajraktari shpjegon procedurat pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen
  • 18:43Haxhiu: Krejt kryesia e PDK-së duhet të japë dorëheqje sonte, deri në orën 24:00, është koha për përgjegjësi
  • 18:31Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Presidenca jep detaje