Shukri Buja ka paralajmëruar se do të kërkojë përgjegjësi nga ata që, sipas tij, e kanë përdorur politikisht çështjen e rishqyrtimit të ligjit për Specialen, nëse në ditët në vijim vërtetohet se një proces i tillë nuk mund të realizohet në përputhje me Kushtetutën.
Në një status të publikuar në Facebook, Buja ka thënë se nuk do të ndalet së kërkuari përgjegjësi nga ata që, sipas tij, kanë luajtur politikisht me protestuesit dhe me të ardhmen e bashkëluftëtarëve të tij.
Ai ka kritikuar edhe pazaret politike brenda Partisë Demokratike të Kosovës, duke pretenduar se interesi i shtetit është lënë anash.
“Nuk do të hesht, nuk do të tërhiqem dhe nuk do të ndalem derisa secili të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta”, ka shkruar Buja.
Ai ka theksuar se, nëse pretendimet e tij vërtetohen, do të kërkojë përgjegjësi nga të gjithë ata që, sipas tij, e kanë shfrytëzuar këtë çështje për interesa politike.


