Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kthimi nga Xhamia e Llapit, Komuna kundërshton kompanitë e autobusëve të Podujevës

GD
Gazeta Demos17 gusht 2025 në 14:26
Kthimi nga Xhamia e Llapit, Komuna kundërshton kompanitë e autobusëve të Podujevës

Shoqata e Transportit të Autobusëve Prishtinë – Podujevë, sot ka njoftuar se nga e hëna, kthimi nga Prishtina për në Podujevë do të bëhet nga Xhamia e Llapit, siç ishte më parë.

Por, lidhur me këtë ka reaguar Komuna e Prishtinës.Sipas pushtetit lokal të kryeqytetit, kjo është shkelje e qartë e rregullave komunale dhe marrëveshjes së ndërsjellë.

“Kjo marrëveshje nuk ka qenë njëanshme, por është arritur si rezultat i një procesi të gjerë shumëpalësh, ku kanë qenë të përfshira: Komuna e Prishtinës, Komuna e Podujevës, Ministria e Planifikimit të Mjedisit dhe Hapësinor, si dhe Shoqata e Operatorëve të Transportit. Raportimet e fundit që tregojnë se disa operatorë nga Podujeva synojnë të anashkalojnë Stacionin e Autobusëve të Prishtinës dhe të ndalojnë në Xhaminë e Llapit janë shqetësuese dhe përbëjnë shkelje të qartë të rregullave komunale dhe marrëveshjes së ndërsjellë”, thuhet në reagim .

Tutje, në reagim thuhet se veprime të tilla nuk do të lejohen dhe se do të ndërmarrin masa ligjore dhe administrative.

Komuna shton se MPMH duhet të rishikojë dhe revokojë të gjitha licencat e operatorëve që nuk respektojnë itinerarin dhe pikën fillestare të nisjes, e cila sipas komunës është dhe mbetet Stacioni i Autobusëve i Prishtinës.

“Theksojmë se veprime të tilla nuk do të lejohen. Komuna do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore dhe administrative të nevojshme për të siguruar që të gjithë autobusët ndërurbanë, pa përjashtim, të ndalojnë në Stacionin zyrtar të Autobusëve në Prishtinë për marrjen dhe lëshimin e udhëtarëve. Ndalimet e paautorizuara brenda qendrës së qytetit paraqesin rrezik për sigurinë në trafik, rendin publik dhe planifikimin urban të transportit. Po ashtu, rikujtojmë se qendra e Prishtinës nuk mund të akomodojë transport ndërurban, për shkak të dinamikave të zhvillimit të qytetit, rritjes së fluksit të mjeteve dhe nevojës për menaxhim të qëndrueshëm të hapësirës publike. Në këtë drejtim, theksojmë se MPMH duhet të rishikojë dhe revokojë të gjitha licencat e operatorëve që nuk respektojnë itinerarin dhe pikën fillestare të nisjes, e cila është dhe mbetet Stacioni i Autobusëve i Prishtinës. Mosrespektimi i këtij detyrimi e bën të pavlefshme licencën për operim. Gjithashtu, rikujtojmë se Komuna e Podujevës ende nuk ka dhënë përgjigje përfundimtare ndaj draftit të marrëveshjes së përbashkët, gjë që e bën edhe më të rëndësishëm respektimin e rregullave ekzistuese dhe marrëveshjes së përkohshme në fuqi. I bëjmë thirrje të gjithë operatorëve të transportit që të respektojnë rregullat dhe të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive. Komuna e Prishtinës mbetet e hapur për dialog, por do të veprojë me vendosmëri për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe për të ruajtur rendin në transportin publik.”

Më shumë nga Lajme

  • 15:37Sulm kibernetik në ueb-faqen Konsumatori
  • 15:20“Z. kryeministër, shihemi në shtator”: Çka po paralajmëron Daut Haradinaj?
  • 15:18Sot varrosen dy vëllezërit që humbën jetën tragjikisht në Surkish të Podujevës
  • 15:17Bien eksportet e Shqipërisë me Kosovën
  • 14:52Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë, rreshtohen në kazermën “Skënderbeu”