Pritjet në pikat e kalimit kufitar të Kosovës janë të shkurtra, sipas të dhënave të përditësuara të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Në shumicën e pikave, koha e pritjes për automjete në hyrje dhe dalje është 3 deri në 5 minuta, ndërsa në Dheu i Bardhë dhe Merdarë, dalja nga Kosova shënohet me pritje prej 5 deri në 10 minuta.
Ndërkohë, nuk raportohet për kolona në asnjërën prej pikave kufitare, qoftë në hyrje apo në dalje.

