Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kufizimi i mandatit dhe transferimi i rasteve në Kosovë, çka përmban Ligji i ri për Specialen?

GD
Gazeta Demos7 tetor 2026 në 10:50
Kufizimi i mandatit dhe transferimi i rasteve në Kosovë, çka përmban Ligji i ri për Specialen?

Ligji për Gjykatën Speciale ndryshimi i të cilit është miratuar mbrëmë në lexim të dytë në seancën plenare të Kuvendit, synon kufizimin e juridiksionit të kësaj gjykate në vepra të kryera vetëm pas luftës – nga 1 korriku 1999 deri më 31 dhjetor 2000. Ndërsa ai i deridjeshëm u jepte Dhomave të Specializuara juridiksion për krimet e pretenduara të kryera nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Ligji nuk e shfuqizon Gjykatën Speciale, por synon t’ia kufizojnë mandatin lëndor, por edhe kohor e territorial kësaj gjykate, si dhe përcaktimin se cilat vepra penale do të mund të gjykoheshin në Speciale.

Neni 2 e kufizon juridiksionin në vepra specifike, të lidhura me nxjerrjen, heqjen dhe trafikimin e paligjshëm i organeve, indeve ose qelizave njerëzore, siç identifikohet dhe pretendohet specifikisht në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Po ashtu, edhe veprat si vrasja e paligjshme, tortura ose trajtimi mizor dhe çnjerëzor i kryer në vendet specifike të ndalimit të emërtuara shprehimisht në Raport, dhe kur akte të tilla janë kryer drejtpërdrejt ose në lidhje të menjëhershme me veprimet e marrjes së organeve.

“Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk kanë juridiksion lëndor (ratione materiae) mbi krimet e përgjithshme të luftës, krimet kundër njerëzimit ose dhunën politike të kryer në Kosovë që nuk përbëjnë element të drejtpërdrejtë dhe përbërës të akteve specifike të numëruara në paragrafin 1 të këtij neni”, thuhet në nenin 2 të ligjit.

Ndërkaq, neni 6 parasheh që procedurat aktive që nuk bien në juridiksionin e ri të Speciales, e po ashtu edhe aktakuzat e konfirmuara dhe gjykimet, të transferohen në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa kallëzimet penale, hetimet dhe dosjet e ndjekjes, t’i kalojnë Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Për personat e paraburgosur, ligji i hartuar nga PDK-ja parasheh transferimin në Kosovë.

“Autoriteti pranues ndërmerr pa vonesë veprimet e nevojshme që personi të paraqitet para gjyqtarit kompetent jo më vonë se dyzet e tetë (48) orë nga mbërritja e tij në territorin e Republikës së Kosovës. Gjykata kompetente shqyrton në mënyrë të pavarur ligjshmërinë dhe nevojën e vazhdimit të privimit nga liria dhe vendos për paraburgimin ose masat alternative sipas Kodit të Procedurës Penale”, parashihet në të.

Një nen tjetër përcakton që Specialja të mund t’i shqiptojë një personi të dënuar dënim me burgim në kohëzgjatje jo më të gjatë se 15 vjet.

Ndërsa, neni 17 parasheh se të dënuarit me aktgjykim të formës së prerë mund të jenë subjekt i faljes individuale nga presidenti i Kosovës.

E iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ajo ishte miratuar në lexim të parë më 5 tetor.

Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet dhe Selimi me 13 vjet për krime lufte, ndërsa të katërt u shpallën të pafajshëm për krime kundër njerëzimit.

ligjikosovëkufizimi

Të ngjashme

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

23:28
Ekstradohet nga Italia për në Kosovë i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Italia për në Kosovë i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

21:25
Hamza: Ligji për Specialen të aprovohet, nuk ka pengesa ligjore e procedurale

Hamza: Ligji për Specialen të aprovohet, nuk ka pengesa ligjore e procedurale

14:45
“Ligji nuk u votua, protesta vazhdon” - Çlirim Haziri: Kërkesa mbetet e njëjtë

“Ligji nuk u votua, protesta vazhdon” - Çlirim Haziri: Kërkesa mbetet e njëjtë

22:18

Më shumë nga Lajme

  • 11:45Kryekuvendari shqiptar uron Shiroka-Pulën në misionin e saj si presidente e Kosovës
  • 11:40Cakolli: Vetëm deputetët mund ta kontestojnë zgjedhjen e presidentes, Shiroka-Pula mbetet kushtetuese
  • 11:39Çitaku: Mbrëmë Kuvendi nderoi UÇK’në, vetetven e shtetin- Mesazh për ish-krerët, Kosova është pranë jush
  • 11:38Dy zyrtarë kosovarë të burgjeve akuzohen për incident me një të burgosur në Danimarkë
  • 11:36Zemaj: Vetëvendosje LDK-së i kërkoi President konsensual, dje e pranoi një të PDK’së dhe vetë ekzistencën e Speciales