Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Kurrë asnjëherë s’ka pasur neglizhenca”, Zharku dëshmon për rastin “53- milionëshi”

GD
Gazeta Demos17 nëntor 2025 në 11:27
“Kurrë asnjëherë s’ka pasur neglizhenca”, Zharku dëshmon për rastin “53- milionëshi”

Në rigjykimin për rastin “53-milionëshi”, në Gjykatën Themelore në Prishtinë është dëgjuar dëshmia e ish-ministrit të Infrastrukturës, Lutfi Zharku, i cili ka sqaruar rolin e komitetit ndërministror, kompanisë mbikëqyrëse dhe procedurat e ndjekura në projektin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Ai deklaroi se asnjë institucion nuk ka të drejtë të tejkalojë opinionin e kompanisë mbikëqyrëse.

Dëshmia e Zharkut u mor në seancën e radhës ndaj të akuzuarve Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, të cilët po rigjykohen për keqpërdorim detyre në lidhje me ndarjen e 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel & Enka”.

Zharku tha se vendimet në këtë projekt janë marrë duke u bazuar në kornizën institucionale dhe rolin e komitetit përkatës.

“E kemi pasur vendimin e qeverisë, në të cilin është themeluar komiteti drejtues ndërministror”, deklaroi ai.

Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra, e pyeti atë për rolin e kompanisë mbikëqyrëse në projekt.

Zharku tha se “Ka qenë menaxher i projektit që nënkupton këshilltar financiar, operativ dhe ligjor”.

Gjyqtarja e pyeti me ndërkaq nëse në këtë rast ishte tejkaluar opinioni mbikëqyrës, duke iu referuar nënshkrimit të marrëveshjes mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe operatorit ekonomik “Bechtel & Enka” më 27.9.2017. Ajo pyeti nëse kishte qenë e mundur të shmangej mendimi i kompanisë mbikëqyrëse.

Zharku u përgjigj se as kush nuk ka të drejt ta tejkalojë kompaninë mbikëqyrëse.

“Në aspektin e një menaxheri nuk ishte dashur, as komiteti ndërministror as kush nuk ka të drejt ta tejkalojë kompaninë mbikëqyrëse”, tha ai.

Ai shtoi se mbikëqyrësi nuk kishte pasur asnjë neglizhencë gjatë punimeve.

“Kurrë asnjëherë nuk ka pasur neglizhenca, ai ka punu aq sa ka pasur buxhet të ndarë, nuk ka as një rast”, tha ai.

Namani-Hajra e pyeti edhe për pretendimet se, sipas aktakuzës, i akuzuari Pal Lekaj kishte zhvilluar negociata për të zvogëluar koston, duke anashkaluar mendimin mbikëqyrës.

“Na e kemi pas kërkesën e Bechtel Enka për 25 apo 26 milionë dhe të njëjtën kërkesë e kemi drejtuar drejt kompanisë mbikëqyrëse”, u përgjigj Zharku.

Pyetjes se a ka mundur komiteti të anashkalonte kompaninë mbikëqyrëse, Zharku iu përgjigj qartë: “Nuk ka të drejtë me i tejkalu”.

Prokurori i rasrit Atdhe Dema kërkoi sqarime për shumën prej 14 milionë e 900 mijë euro, për të cilën Zharku tha kompania mbikëqyrëse Hill International e ka bërë një vlerësim të tillë të bazuara në kontratë.

“Hill International e ka bërë një vlerësim të tillë të bazuara në kontratë. Ka qenë e përcaktuar se nëse zgjatet kontrata duhet mu pagu 1 milion euro në muaj… I vetmi autoritet për të bërë një vlerësim të tillë është kompania mbikëqyrëse”, tha ai, transmeton EkonomiaOnline.

Avokati i të pandehurit Lekaj, Artan Çerkini, pyeti se ndarjet e pa mjaftueshme buxhetore a kamë qenë arsyeja në zgjatjen e punimeve.

Zharku tha se “Ndarjet e pa mjaftueshme buxhetore janë arsyeja e shtyrjeve të punimeve”.

I pyetur për kontraktimin e kompanisë mbikëqyrëse, Zharku deklaroi “Është lidh pra meje… Në kontrata të mëdha kur janë dy palë që kanë ekspertiza jo të barabarta… duhet të jetë një palë e tretë mbikëqyrëse”.

Avokati ka pyetur se a ka qenë kontrata që deri sa të përfundoj projekti, pa e parashikuar vazhdimin e punimeve.

Zharku tha se kontrata kishte qenë e vlefshme deri në përfundimin e projektit.

“Natyrisht, kontrata ka qenë e lidhur deri sa përfundon projekti”, tha ai.

Më shumë nga Lajme

  • 22:06Vezir Haziraj me 12 aktakuza, probleme me drejtësinë që nga mosha 16-vjeçare
  • 21:46Aksident tragjik në Suharekë: Humb jetën 29-vjeçarja
  • 21:38Ngërçi politik: A mund të qartësojë rrugën Kushtetuesja?
  • 21:19Gjuajte me pushkë, lëndohet një grua në fshatin Greme të Ferizajt
  • 21:18Inflacioni në Iran pritet të arrijë në 69 për qind