Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti: Arkivi i gazetës Rilindja është historia jonë

GD
Gazeta Demos2 korrik 2026 në 22:43
Kurti: Arkivi i gazetës Rilindja është historia jonë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të shënimit të 36-vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, priti në një takim një grup të ish-gazetarëve të gazetës Rilindja.

Duke folur për rëndësinë e raportimit dhe mbulimit të ngjarjeve historike, kryeministri vuri në pah rolin e gazetës Rilindja në këtë drejtim, në rrethana jashtëzakonisht të vështira, që u rënduan deri në mbylljen e dhunshme të saj më 7 dhe 8 gusht 1990 nga regjimi serb.

Kryeministri në detyrë Kurti theksoi se arkivi i Rilindjes është historia jonë, sepse shërben si pikë reference dhe konsultimi për të gjithë studiuesit që bëjnë hulumtime për Kosovën në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, thuhet në komunikatë.

Derisa kryeministri i falënderoi për kontributin e tyre, ata u shprehën mirënjohës për ftesën, duke thënë se është ndër pritjet e rralla që u bëhen në institucionet më të larta shtetërore. Pjesë e delegacionit ishin gazetarët: Binak Kelmendi, Ibrahim Kadriu, Evliana Berani, Dush Gashi, Mehmet Gjata dhe Emine Berisha.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Aksident me fatalitet në Surkish të Podujevës
  • 23:32I dërguari i Trump, Kushner, takohet me udhëheqësin e Hamasit për të nxitur planin e paqes në Gaza
  • 23:02Ngërçi në Kuvend vazhdon, zgjedhja e presidentit në qendër të dialogut politik
  • 22:48Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës
  • 22:34Besnik Tahiri, nesër mban konferencë për media