Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti bën homazhe tek ushtarët e vdekur të UÇK'së, pa asnjë ushtar të Batalionit “Atlantiku”

GD
Gazeta Demos21 shtator 2026 në 20:12
Kurti bën homazhe tek ushtarët e vdekur të UÇK'së, pa asnjë ushtar të Batalionit “Atlantiku”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa zyrtarë, në kuadër të vizitës së tij në Shtet e Bashkuara ka bërë homazhe tek ushtarët e vdekur të UÇK-së.

Megjithatë, ajo që bie në sy në një fotografi të publikuar nga homazhet është mungesa e ish-ushtarëve të Batalionit “Atlantiku”, të cilët në kohën e luftës së fundit në Kosovë e lanë “Tokën e Premtuar” dhe iu përgjigjën kushtrimit për luftë për ta mbrojtur atdheun.

Në fotografi, krahas Kurtit shihen ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ambasadori i Kosovës në Uashington, Ilir Dugolli, dhe shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, Blerim Reka, dhe disa figura të tjera.

Megjithatë, në fotografi nuk shihet asnjë ish-pjesëtar i Batalionit “Atlantiku”.

Batalioni "Atlantiku" ishte një nga njësitë më të njohura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i përbërë kryesisht nga shqiptarë të Kosovës që jetonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky batalion u formua gjatë luftës së Kosovës (1998-1999).

Komuniteti shqiptar në SHBA ishte një nga mbështetësit më të fuqishëm të çështjes së Kosovës. Kjo mbështetje u manifestua në forma të ndryshme, duke përfshirë ndihmën financiare dhe logjistike për UÇK-në, si dhe organizimin e demonstratave ndërkombëtare dhe lobimin pranë institucioneve amerikane për të ndërhyrë në konflikt. Përmes kësaj përfshirjeje të gjerë, shqiptarët e Amerikës jo vetëm që mbështetën njësitë si Batalioni "Atlantiku", por gjithashtu ndihmuan në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës

atlantikukosovësbatalionit

Të ngjashme

Abdixhiku pret delegacionin francez, diskutojnë për forcimin e partneritetit dhe integrimin e Kosovës në BE

Abdixhiku pret delegacionin francez, diskutojnë për forcimin e partneritetit dhe integrimin e Kosovës në BE

18:32
Çfarë parasheh nisma e PDK-së për ndryshime në ligjin për Specialen?

Çfarë parasheh nisma e PDK-së për ndryshime në ligjin për Specialen?

18:22
Ahmeti: Në Hagë nuk po dënohen individët, po dënohet UÇK-ja dhe historia e Kosovës

Ahmeti: Në Hagë nuk po dënohen individët, po dënohet UÇK-ja dhe historia e Kosovës

13:56
Telefoni dhe një qese me narkotikë zbulohen në Qendren e ndalimit në Hajvali

Telefoni dhe një qese me narkotikë zbulohen në Qendren e ndalimit në Hajvali

11:42

Më shumë nga Lajme

  • 21:17Gruda: Nëse LVV premton mbështetje, PDK tërheq kërkesat në Kushtetuese
  • 21:16Dita e gjashtë e protestave në Prishtinë, mes qytetarëve edhe Endrit Thaçi, Altin Krasniqi, Skifter Mustafa e Përparim Rama
  • 21:13Deputeti i VV-së i reagon Çitakut: Çështja e Speciales nuk duhet të trajtohet me kalkulime politike
  • 21:11Prosper: Shteti ka përgjegjësi ndaj popullit, Kosova po përballet me një mësim të rëndë
  • 20:44Aksident i rëndë në Pejë, përplasen tri vetura – gjashtë persona të lënduar