Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kurti dhe Mickoski diskutojnë për marrëdhëniet Kosovë–Maqedoni e Veriut

GD
Gazeta Demos1 korrik 2025 në 16:30
Kurti dhe Mickoski diskutojnë për marrëdhëniet Kosovë–Maqedoni e Veriut

Gjatë qëndrimit në Shkup, në margjina të Takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi takim bilateral me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Kryeministri e përgëzoi homologun e tij për organizimin e suksesshëm të këtij samiti të radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe e falënderoi për mikpritjen.

Bashkë diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, për nivelin e zbatimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive nga mbledhjet e përbashkëta, ndër të cilat u theksuan funksionalizimi i dy pikave të përbashkëta kufitare, dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit.

Në frymën e samitit, diskutuan edhe për procesin integrues drejt Bashkimit Evropian për të dy vendet dhe rajonin, si dhe për rëndësinë e Planit të Rritjes dhe fondeve të BE-së në përshpejtimin e reformave të agjendës evropiane.

Gjatë takimit dhe pjesëmarrjes së tij në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Florian Qehaja.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 19:34Vdes veterani i arsimit, Xhevat Gashi
  • 19:25Rama thirrje kryeministrit: Zgjohu zotëri Kurti, se na more në qafë të gjithëve
  • 19:24Haxhiu në Bruksel, i kërkon PE-së angazhim për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE
  • 18:59“Janë të lidhur edhe vetë”, Gjini për Qeverinë: Po e dënojnë Kosovën me mbet në duart e mafisë energjetike
  • 18:55Djali i Fadil Fazliut: Babai im dhe të tjerët është dashur të shpalleshin të pafajshëm