Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Kurti e ka mision poshtërimin e LDK-së”, Matoshi: Do ta zgjedhte presidentin e pas pesë javësh do ta prishte koalicionin

GD
Gazeta Demos20 prill 2026 në 21:14
“Kurti e ka mision poshtërimin e LDK-së”, Matoshi: Do ta zgjedhte presidentin e pas pesë javësh do ta prishte koalicionin

LDK e ka refuzuar ofertën e kryeministrit Albin Kurti, për postin e zv/kryeministrit, të kryetarit të Kuvendit dhe katër ministri, në këmbim të votës për presidentin e vendit, që duhet të jetë nga Vetëvendosje.Kjo u bë sot në takimin e mbajtur mes kreut të LDK-së dhe atij të VV-së.

Analisti politik, Halil Matoshi, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se Kurti e ka mision poshtërimin e LDK-së dhe se koalicionin do ta bënte për pesë javë e më pas do ta prishte.

“Albin Kurti e ka mision poshtërimin e LDK-së, d.m.th. ai mësynte ta merrte votën e saj për një President të VV-së për pesë vjet, e ta bënte Lumir Abdixhikun “zëvendës të tij” (siç ka qejf ta quajë, jo zëvendëskryeministër të Republikës por të tij) për pesë javë!? Pastaj do ta prishte koalicionin e t’i rikthente njerëzit e tij në pushtet”, është shprehur ai.

Sipas Matoshit, Kurti nuk njeh bashkëpunim në mirëbesim apo kompromis, por synon autokraci.“Kurti nuk e njeh bashkëpunimin në mirëbesim as kompromisin, ai synon autokracinë e modelit shqiptar, pra mësynë që t’i shkatërrojë grupet politike opozitare dhe të mbetet i vetëm në skenë, për ta instaluar një socializëm doktrinar leninist në Kosovë (shtetin e majtë të modelit kuban ose venezuelian!?) konform asaj që e deklaroi këto ditë në Spanjë, pra ta etablojë frymën antiimperialiste (anti Trump) dhe ta luftojë kapitalizmin si sistem”, ka vlerësuar analisti për Gazeta Blic.

Ndërsa, ai thotë se PDK i ka të qarta kushtet e Kurtit dhe se sipas Matoshi vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.“PDK tashmë i ka të qarta kushtet e Kurtit, ai mund t’i jep vetëm pak pushtet simbolik që i subordinohet atij, por jo edhe Presidentin. Ashiqare vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme sepse Kurti po e përdor frymën popullore që me popullizmin e tij ta nxjerrë nga skena çfarëdo opozitarizmi në Kosovë. Por një ditë, qytetarët edhe mund të kthjellen. Kurrë s’i dihet!?”, ka deklaruar analisti Halil Matoshi.

Halil Matoshi

Më shumë nga Lajme

  • 19:30Bajrami: Mbi 60% e projekteve kapitale kanë pasur 0% realizim deri në qershor
  • 19:15Limaj ia dhuron Jupollit emblemën e UÇK-së
  • 19:10Tirana në kaos – zjarre në rrugë dhe dëme në biznese gjatë protestës studentore
  • 19:04Marta Kos: E ardhmja e Shqipërisë është në BE, mbështesim objektivin për vitin 2027
  • 19:03“Nuk janë 40 milionë, janë 28 milionë për 6 vjet për 4 çlirimtarët”, Musliu-Shoshi e demanton ministren