Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti e quajti “multimilioner” e “komandant që kënaqet kur i frikësohen njerëzit”, reagon Sami Lushtaku

GD
Gazeta Demos5 tetor 2025 në 21:33
Kurti e quajti “multimilioner” e “komandant që kënaqet kur i frikësohen njerëzit”, reagon Sami Lushtaku

Sami Lushtaku ia ka “kthyer” brenda ditës akuzat që Albin Kurti ia ka bërë këtij të parit.

Kurti, duke tentuar t’i ndihmojë kandidatit të partisë së tij në Komunën e Skenderajt, ka sulmuar Sami Lushtakun.

Kurti, pa përmendur emrin e tij, iu është referuar Lushtakut si “multi-milioner” dhe ka thënë se është “ish-komandant i cili kënaqet kur i frikësohen njerëzit”.

“Në Skenderaj pushteti aktual nuk ka as program e as ide. Pabarazitë në Skenderaj, me multi-milionerin ish komandant i cili kënaqet kur i frikësohen njerëzit, janë devijim nga sakrifica e madhe e dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë kontribuesve për çlirim të Kosovës, liri të popullit dhe shtet të pavarur. Funksionet publike janë për shërbim me përkushtim e jo për pasurim me sundim”, deklaroi Kurti.

Lidhur me këto akuza ka reaguar Lushtaku, i cili e ka quajtur demagog Kurtin dhe ka thënë se Kosovës i solli vetëm përçarje e sanksione nga ndërkombëtarët.

“Skenderaj nuk bëhet kurrë me ata që Kosovës i sollën vetëm përçarje, sanksione ndërkombëtare e prishje me aleatët tanë ndërkombëtarë, ShBA-të e BE-në, me të cilët Hashim Thaçi e Ushtria Çlirimtare e Kosovës krijoi miqësi nga malet e Kosovës në vitin 1998”, deklaroi Lushtaku.

“Skenderaj si gjithmonë demagogëve ju thotë JO!”.

PDKVV

Më shumë nga Lajme

  • 18:28Abdixhiku deklarohet pas takimi me Kurtin, ja se çka tha
  • 18:24Përfundon takimi në mes Kurtit dhe Abdixhikut
  • 18:22Aleanca nis takimet nëpër Kosovë, nesër mblidhet në Rahovec
  • 18:15​Dogana zbulon municion të padeklaruar në një kabinë të shoferit
  • 18:11Krimi i organizuar në burgje, Dibrani përfaqëson Kosovën në konferencën rajonale në Shkup