Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar sot deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin përfundimtar të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimit të Terrorizmit.
Sipas Kurtit, miratimi i këtij Ligji i mundëson Kosovës të integrohet në sistemin evropian të pagesave SEPA.
“Dua të shpreh falenderimin tim për deputetët që dje votuan në lexim të dytë ndryshim/plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimit të Terrorizmit. Miratimi i këtij ligji i mundëson Kosovës të plotësojë edhe kushtin e fundit për t’u integruar në sistemin evropian të pagesave SEPA (Single Euro Payments Area)”, tha Kurti në një postim në rrjetin social Facebook.




