Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takimin e parë me presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula, pas marrjes së detyrës së saj.
Pas takimit, Kurti tha se me presidenten e re ka pasur mirëkuptim dhe gatishmëri për bashkëpunim në çështjet me interes shtetëror dhe publik, por ai ka injoruar pyetjet e gazetarëve për kritikat e ndërkombëtarëve pas miratimit nga Kuvendi për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
“Një takim i parë me presidenten e re të Republikës, profesor Justina Shiroka Pula, mikpritje e përzemërt dhe zotim i përbashkët për punë të mëdha e të përditshme për interesin shtetëror e publik, për të mirën e të gjithë qytetarëve pa dallim”, tha Kurti.
Ai theksoi se Kosova, pas më shumë se një viti e gjysmë, tashmë ka institucione plotësisht funksionale dhe se fokusi duhet të jetë te punët që i presin institucionet.




