Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Forumin e Paqes që po mbahet në Paris në lidhje me njohjet e Kosovës nga vendet antare të NATO-S, shkruan Gazeta Demos.

Ai ka thënë se midis 27 vendeve të BE-së, ka pesë vende që nuk e kanë njohur vendin tonë, si Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qiproja.

” Njëra prej tyre nuk është në NATO, prandaj në NATO nga 32 shtete anëtare, 28 na njohin. Dje, na njohu Siria. Këtë vit, Kenia dhe Sudani na njohën, kështu që 120 vende në të gjithë botën e njohin (18:27) republikën tonë. Po punojmë në mënyrë bilaterale me këto pesë vende që nuk e kanë njohur brenda BE-së. Ka përparim të vogël. Për shembull, Spanja njohu pasaportën tonë.Greqia e ngriti statusin e zyrës sonë në Athinë. Megjithatë, njohja ende nuk ka ndodhur. Po punojmë shumë.Na duhen ata që na njohën për të na ndihmuar të bindim ata që nuk na njohën. Dhe pavarësisht mosnjohjes, mendoj se asnjë nga mosnjohësit nuk e kundërshton rrugën evropiane dhe integrimin evropian të Kosovës. Pra, kemi marrëveshjen e stabilizim-asociimit dhe jemi pjesë e procesit të Berlinit për Gjashtë vendet ballkanike perëndimore”, tha Kurti.