Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti foli për ministra të pa korruptuar në Davos, Çitaku: Nagipi e Martini janë lehtësuar nga këto deklarata

GD
Gazeta Demos20 janar 2026 në 18:05
Kurti foli për ministra të pa korruptuar në Davos, Çitaku: Nagipi e Martini janë lehtësuar nga këto deklarata

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se Qeveria e tij ka qenë shembull dhe pa afera korruptive përgjatë një debati në Davos të Zvicrës.

Sipas Çitakut, pretendimet e Kurtitnuk përkojnë me realitetin, pasi disa nga ministrat e kabinetit të tij janë nën aktakuzë, teksavendi është përballur me afera multimilionëshe.

Ajo ka përmendur rastet që lidhen me rezervat shtetërore dhe tregtinë e energjisë, duke theksuar se qindra miliona euro janë dhënë përmes kontratave pa tender.

“Ndërkohë, disa nga ministrat e tij janë nën aktakuzë. Afera multimilionëshe. Nga rezervat shtetërore, deri te tregtia e energjisë. Qindra miliona të dhëna në kontrata pa tender. Vendin në terr e ki. S’ka ekonomi, s’ka energji. Po beso, Nagipi e Martini janë lehtësuar nga këto deklarata. Sepse sipas Kryeministrit, gjithçka qenka e pastër”, ka deklaruar Çitaku.

“E në të njëjtën kohë, ai vetë refuzon t’i përgjigjet thirrjes së Prokurorisë. Kjo nuk është shembull. Kjo nuk është përgjegjësi. Gënjeshtra pa kripë. Keq, Albin. Shumë keq”, përmbyll shkrimin Çitaku.

Çka tha Kurti në Davos?

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se brenda kabinetit të tij qeveritar ka “rezistencë” për të mos “u kthyer” në korrupsion, për të cilin u ankua se e ka trashëguar nga qeverisjet e kaluara.

Në një bisedë me ish-ministrin britanik Rory Stewart në Shtëpinë e Kosovës në Davos, Kurti i tha atij se e ka të rëndësishme që ministrave të tij të mos i shkojë mendja në këtë drejtim.

“Ne e kemi trashëguar një situatë ku korrupsioni ishte endemik. Ka rezistencë e qëndrueshmëri të fortë të njerëzve që të mos kthehen kurrë më aty. Pra, shpresa jonë janë njerëzit, që njerëzit do ta njoftojnë sistemin dhe publikun për korrupsionin që e shohin. Kjo është e para. E dyta është se ne duhet të udhëheqim me shembuj. Është shumë e rëndësishme që askush, absolutisht askush, brenda kabinetit ministror, të mos ketë imagjinatën më të vogël për t’u përfshirë në korrupsion.

Ai tha se për këtë çështje Kosova është një vend i monitoruar nga komuniteti ndërkombëtar, por edhe “nga vetë sistemi ynë”.

“Unë shpresoj që llogaridhënia do të zë vend dhe sinjalizuesit të na bëjnë të shurdhër, ndërsa fishkëllojnë nëse ndodh diçka e ngjashme me korrupsionin”

PDKVV

Më shumë nga Lajme

  • 23:59A ka një “PO” nga LDK-ja nesër për VV-në?, Sadiku zbulon qëndrimin
  • 23:43Avni Dehari flet për vdekjen e dy djemve te tij: Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent, e kishin jetën përpara…
  • 23:23Deri në 20 minuta pritje në dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë
  • 23:14Dikush më telefonoi nga burgu dhe tha: Kam një lajm të keq”, Avni Dehari rrëfen si e morën vesh për Astritin
  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij