Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti i jep detyrë të re Blerim Sallahut

GD
Gazeta Demos16 mars 2026 në 16:14
Kurti i jep detyrë të re Blerim Sallahut

Ish-ministri, Blerim Sallahu ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se i është bashkuar Kabinetit të Kryeministrit të Republika e Kosovës në cilësinë e Këshilltarit Ligjor.

Sipas njoftimit të tij, emërimi është bërë me ftesë të Kryeministrit Albin Kurti, ndërsa Sallahu theksoi se këtë angazhim e sheh si vazhdim të kontributit të tij në forcimin e shtetit të së drejtës dhe institucioneve të vendit.

“Me nder dhe përgjegjësi të veçantë ju njoftoj se, me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i bashkohem Kabinetit të tij në cilësinë e Këshilltarit Ligjor. Pas përvojës sime institucionale si Zëvendësministër i Drejtësisë dhe më pas si ushtrues detyre i Ministrit të Drejtësisë, e shoh këtë angazhim si vazhdim të përkushtimit tim për të kontribuar në forcimin e shtetit të së drejtës dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ky moment për mua ka edhe një domethënie të veçantë personale. Shumë vite më parë kemi punuar së bashku në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje me Kryeministrin e sotëm, në një kohë kur ai ende nuk e mbante këtë detyrë. Sot, angazhimi im në Kabinetin e tij është vazhdim i një rrugëtimi të përbashkët të ndërtuar me besim, përkushtim dhe punë ndër vite.Mirënjohës për besimin dhe i vendosur të vazhdoj të jap kontributin tim me përgjegjësi dhe profesionalizëm në shërbim të Republikës sonë”, ka shkruar Sallahu./

blerim sallahu

Më shumë nga Lajme

  • 21:02Haradinaj: Kurti po luan me nervat e njerëve me kushtëzimet e tij
  • 20:59“Kjo masë s’e pranon lojën e Albin Kurtit”, flet Çlirim Haziri
  • 20:57Specialja refuzon mbrojtjen: Dëmshpërblimi i viktimave do të trajtohet në Hagë
  • 20:57“Mendoj që është fort Vetëvendosje, nuk e di a e ka librezën”, Hamza tregon se PDK nuk e mbështet Feride Rushitin për presidente
  • 20:26PDK i përgjigjet ofertës së Kurtit