Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made in Kosova”

GD
Gazeta Demos17 maj 2026 në 20:10
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made in Kosova”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se këtë vit Kosova pritet të prodhojë municionet e para me vulën “Made in Kosova”.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë vizituar punimet në fabrikën që po ndërtohet në Jahoc të Gjakovës për industrinë ushtarake.

Sipas Kurtit, në fazën fillestare do të prodhohen fishekë të kalibrave 5.56 mm dhe 7.62 mm, ndërsa projekti synon që në të ardhmen të prodhojë edhe dronë ushtarakë “Made in Kosova”.

“19 hektarë për industri ushtarake në kuadër të 140 hektarëve si zonë industriale e mbrojtjes me perimetër 6 kilometra, e që ndodhen 500 metra vijë ajrore larg aeroportit ushtarak të Gjakovës dhe 19 kilometra larg poligonit në Babaj të Bokës.Në hapin e parë historik për vënien e themeleve të industrisë sonë të mbrojtjes do të prodhojmë fishekë të kalibrave 5.56mm dhe 7.62mm, për të vazhduar deri te dronët “Made in Kosova”, ka shkruar Kurti.

Ai theksoi se për ushtrinë e Kosovës në katër vitet e ardhshme do të ndahen mbi 1 miliard euro për pajisje, trajnime dhe avancim të kapaciteteve ushtarake.

“Mandatin e kaluar kemi shumëfishuar buxhetin dhe blerjet sikurse kemi rritur kapacitetet njerëzore. Për ushtrinë tonë, gjatë katër viteve të ardhshme do të ndajmë mbi 1 miliard euro, duke siguruar fuqizim, pajisje moderne dhe trajnime të avancuara për forcën tonë të armatosur”, ka shkruar Kurti

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 20:08Mitrovicë: Një e mitur dhunohet nga një vajzë, tjetra e incizon-Gjatë sulmit dëgjohet duke qarë me dënesë
  • 20:04Anulimi i takimit Kurti -Ulutash, cilat janë pozicionet e NATO’s, BE’së dhe Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit
  • 20:01Publikohen pamjet nga operacioni ku u arrestuan tre kosovarë në Shqipëri
  • 19:49Një banesë përfshihet nga flakët në Mitrovicë
  • 19:41Vjedhja e rëndë në Leposaviq, arrestohet edhe një i dyshuar, u kap në kufi me para